Sulmuesi suedez është liruar nga Manchester United pas një qëndrimi 20 mujor, për t’u transferuar në MLS te skuadra e LA Galaxy.
Ibrahimovic ishte ylli kryesor i Manchester United sezonin e kaluar, duke shënuar 28 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat.
“Për mua, është diçka trishtuese kur lojtarët e mëdhenj shkojnë drejt fundit”, ka deklaruar Mourinho.
“Për shembull, me kujtohet ndeshja e fundit e Figos me mua te Interi, gjithmonë do ta kujtojë atë si një nga momentet më të trishtuara”.
“Ndihem keq kur lojtarët e mëdhenj shkojnë përfundojnë karrierën ose hynë në fazën e fundit të saj. Kështu, për mua, lamtumira e Zlatanit ishte më shumë se kaq”, ka vazhduar portugezi.
“Ai ishte një top lojtar që Evropa do të humbas përgjithmonë, sepse ai nuk do të rikthehet në këto nivele, por është fantastike për të, fantastike mënyra se si po shkon”./Lajmi.net/