• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lajm i keq për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
xhaka-shaqiri18-542x350.jpg
“The Guardian” ka kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me shqiponjë. Kjo gazetë, një ditë pas ndeshjes të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, ka shkruar se dy shqiptarët kanë rrezikuar në ngritjen e tensioneve politike në Ballkan kur përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë.

“Dyshja, të dy shqiptarë, por të rritur në Zvicër, kthyen rezultatin pasi Serbia kishte epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviq të shënuar në fillim të pjesës së parë”, shkruan The Guardian.

“Të dy hapën duart për të bërë atë që njihet si shqiponjë me dy krerë të paraqitur në flamurin e Shqipërisë. Gjesti i tyre me gjasë do të rrisë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve”, shkruan gazeta e njohur britanike.

“Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish-provincë e Serbisë që deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara. Prindërit e Xhakës vijnë nga Kosova. Babai i mesfushorit të Arsenalit ishte burgosur në ish-Jugosllavi për protesta në favor të pavarësisë së Kosovës”, shkruan “The Guardian” për prejardhjen e dy lojtarëve shqiptarë.

The post Lajm i keq për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë