• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Laçiani bënte namin në Tiranë/ Pranga 27-vjeçarit që grabiste me dhunë qytetarët dhe… Ja detajet

...

Kontributor
LV
0
 

Laçiani bënte namin në Tiranë/ Pranga 27-vjeçarit që grabiste me dhunë qytetarët dhe… Ja detajet


lg.php

Një 27-vjeçar, i cili vidhte me dhunë qytetarët dhe i kërcënonte me thikë është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale T.S nga Laçi

policiaTirane.jpg


Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve te tjera.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht : I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I; Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.”
, thote policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
 
Back
Lartë