• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ky ushqim na mbush me energji

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1640602515190.png

Ndoshta nuk ju ka shkuar nëpërmend, por është një ushqim që në rast se hahet në një sasi pak më të madhe, përfitimet e tij janë të shumta për trupin tonë.


Edhe pse kur e dëgjon, nuk e sugjerojnë për konsumim të tepërt, ky ushqim është një parandalues i përgjumjes dhe na mbush me energji edhe gjatë një dite të lodhshme.


Kërkimet shkencore kanë treguar se proteinat e vezëve largojnë përgjumjen dhe rrisin vigjilencën. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar se proteinat e vezëve, dhe veçanërisht ato që gjenden në të bardhën e vezëve, janë shumë më efektive për stimulimin e menjëhershëm sesa karbohidratet që ofrohen nga ushqimet e shpejta të tilla si çokollata, biskota dhe ëmbëlsira.

Studiuesit kanë parë se si lëndë të ndryshme ushqyese mund të ndikojnë në qelizat e trurit që na mbajnë zgjuar, duke rritur shpenzimet e energjisë së trupit.


Ata zbuluan se një përzierje e ngjashme me përmbajtjen e proteinave në të bardhën e vezës aktivizonte këto qeliza, duke stimuluar prodhimin e oreksinës stimuluese. Kërkimet sugjerojnë që nëse dikush duhet të zgjedhë midis bukës së reçelit ose vezëve me bukë, duhet të preferojnë këtë të fundit.

//keshilla
 
Back
Lartë