Gjatë ditës së sotme një person është arrestuar nga ana e organeve të hetuesisë kosovare për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë saktësisht në fshatin Izbicë përgjatë viteve 1998/1999.Bëhet fjalë për personin Muhamet Alidemaj 46 vjeçar nga fshati Kerrninë e komunës së Istogut por i cili qe një kohë kishte jetuar në Serbi.
Por ky person në vitin 1998, atë kohë kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër, e kishte ndërruar emrin duke e emëruar vetën në Dragan.
I njejti gjatë kohës së luftës dyshohet se ka qenë i afërt me paramilitarët serb në kryerjen e masakrës së Izbicës.
E ky person emri i vërtetë i të cilit është Muhamet Alidemaj, u arrestua sot nga ana e Policisë së Kosovës me dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999.
Personi i arrestuar per krime lufte në Izbicë
sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE
Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.