• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë inteligjencën më të lartë se Ajnshtajni

...

Kontributor
LV
0
 

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë inteligjencën më të lartë se Ajnshtajni​


Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë


Që të konsiderohesh zyrtarisht gjeni, të duhet një IQ(koeficenti i inteligjencës) të paktën 140, por ja që këtë shans s'e kemi të gjithë. Testet e inteligjencës kanë provuar se IQ e Albert Ajnshtajn ishte 160, por nëpër botë ka njerëz të tjerë të e kanë më të lartë dhe kanë zgjedhur të bëjnë një jetë të thjeshtë, pavarësisht gjenialitetit të tyre.

1. Jacob Barnett — IQ 170
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë


Ky djalë është rreth 21-vjeç dhe deri tani ka publikuar kërkimet e tij në fizikë që para të 20-ve. Sot është student i doktoraturës në qendrën e famshme kërkimore të Perimeter Institute for Theoretical Physics.

2. Judit Polgár — IQ 170
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

44-vjeçarja nga Hungaria njihet si lojtarja më e mirë e shahut e të gjitha kohërave. Deri tani ajo ka fituar 11 kampionate botërore në shah dhe është e vemja grua që e ka bërë këtë. Nga bota e shahut 44-vjeçarja u tërhoq në 2014-ën.

3. Rick Rosner — IQ 192
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

Personalitet televiziv. Rick është 60 vjeç dhe në 30 testet e inteligjencës ai kishte IQ më të lartë në 20 prej tyre. Eshtë i njohur për punën në televizion, por kohën e lirë ia dedikon fizikës dhe matematikës.

4. Evangelos Katsioulis — IQ 198
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë



45-vjeçari grek me IQ 198 punon si psikiatër pasi u diplomua në filozofi. Ai gjithashtu është themeluesi i grupit AAAA.GR, organizatë e cila mbështet fëmijët me dhunti të veçanta në Greqi.

5. Chris Langan — IQ 195-210
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

68-vjeçari bën pjesë në grupin e njerëzve më të zgjuar në botë, por puna që ka zgjedhur të bëjë është të kujdeset për kuajt. Eshtë publikues i disa librave, por në të njëjtën kohë gjatë jetës së tij ka bërë punë nga më të ndryshmet, përfshi këtu edhe si punonjës në klube nate.

6. Edith Stern — IQ 200-205
Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

68-vjeçarja që kur ishte 5-vjeç iu nënshtrua testit të inteligjencës dhe rezultoi se IQ e saj ishte 205. Në moshën 12-vjeçare ajo ishte më e vogla e diplomuar në universitetin e Florida-s. Më vonë, jepte mësim në lëndën e Matematikës në Michigan State University dhe para se të mbushte 20-vjeç punonte për IBM. Sot, zotëron mbi 100 patenta në Amerikë për shpikjet e saj në lidhje me teknologjinë.

Burimi: Bright Side
 
Back
Lartë