• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kush e njeh Filan Fistekun?

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Sot nga kurreshtja vendosa ta kërkoj identitetin e Filan Fistekut. Nga ajo që arrita të gjej është që Filani nuk është medoemos shqiptar, por Fisteku me siguri është shqiptar, me gjasë i Kosovës.

Nga informacionet që arrita të mbledh erdha në përfundimin që filani ekziston në Spanjë, Portugali, Amerikën Latine dhe Turqi, si dhe origjina e tij me gjasë është romake. Në spanjisht dhe portugalisht, Filani quhet Fulano. Në italisht, ekziston Filano (si një nga gjashtë emrat më të përdorur në Romën e lashtë), por vetë italianët nuk e përdorin më emrin Filano. Në vend të tij përdoren tre emra të tjerë nga të gjashtët: Tizio, Caio dhe Sempronio. Në turqisht përdoret falan filan, apo filanca.

Ajo për të cilën nuk arrita të gjej shumë informacione është mbiemri i Filanit. Në (disa pjesë të) Kosovë(s), mbiemri i Filanit është Fisteku/Fisteki dhe për këtë nuk arrita të gjej informacione në asnjë gjuhë tjetër. Prandaj vendosa të drejtohem drejt subit me pyetjet në vijim, si pjesë e mbledhjes së të dhënave:
  1. Si e ka mbiemrin Filani në qytetin tuaj të origjinës/apo ku jetoni?
  2. A e di dikush origjinën e Fistekut? Apo ndoshta ndonjë deshifrim të kuptimit të fistekut, qoftë në gjuhën shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër që e flisni?
PS. Duke u nisur nga kuptimi i emrit Filan (një emër shumë i shpeshtë në Romën e lashtë), emrat Max/Erika Mustermann në gjermanisht e John/Jane Doe në anglisht, në Kosovë emri i Filan Fistekut do të duhej të ishte Bajram/Fatime Krasniqi. Por sic po shihet, kemi mbetur pak me të vjetrën.

Burimi: E huazuar
 
Back
Lartë