• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kurti:Serbia duhet të pranojë krimet. Çdo pranverë Kosova mban zi…

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
albin-kurti-1-1-600x360-1.jpg

Kryeministri Kurti: Serbia duhet të pranojë krimet. Çdo pranverë Kosova mban zi…​




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai në fjalimin e tij ka përmendur katër kushtet për të bërë dialog me Serbinë.
“Nuk jam lideri i parë që flas në këtë Institucion edhe liderët tjerë të Kosovës kanë folur para meje në rrethana dhe kohë të ndryshme.”
“Kam dalur të flas para jush si një kryeministër i një vendi sovran, i voglë por me shpresë, i ri por edhe antik që në kohë të ndryshme ka mbrojtur vlerat evropiane.”
“Si popull kemi vuajtur okupime nga Perandori e regjime të ndryshme që kanë tentuar të asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë të marrin tokën tonë dhe të zhdukin ekzistencën tonë. “

“Kosova e pranon dialogun me Serbinë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore që dy vendet tona dy popujt tonë të jetojnë e të punojnë në harmoni.”


“Tani, si një kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave, detyrimi im i parë është që të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë.”
“Ne jemi për dialogun, por dialog që është mirë i përgatitur mbi parime i drejtë dhe i barabartë. Më lejoni t’i përkufizoj këto parime: I pari është pranimi i realitetit, kjo do të thotë se nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të pakos së Ahtisarit ka qenë kompromis do të thotë hapja e listës së dëshirave, që do të qonte në ngjarje të paparashikueshme.”
“E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës. Për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Ishte aparat shtetëror me zyrtar qeveritar e me zingjir komande. Edhe pas luftës në Kosovës edhe regjimit të Millosheviqit, Qeveria e re nuk është distancuar asnjëherë nga Sllobodan Millosheviqi dhe krimet e tij të luftës.”

“E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ulemi si të barabartë. Kosova nuk është një çështje në dialog por është partnere e dialogut dhe kjo duhet kuptuar.”
“E katërta qytetarët duhet të jenë përfituese përfundimtar. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale siç është fati e personave të pagjetur, ku 1/3 nuk janë shqiptarë.”
“Çdo pranverë Kosova mban zi dhe përkujtojmë masakrat që i ka shkaktuar Serbia.
“Mu për këtë çështja e parë që duhet ta trajtojmë është çështja e fatit të personave të zhdukur. Kështu që ne nuk mund të injorojmë historinë.”
“Besoj që është në interes të BE-së dhe Evropës është që të dalim me një plan mini Marshall. Plani Marshal kishte shpëtuar dhe ndërtuar Evropën”, u shprehë Kurti.
 
Serbia eshte ajo siq ishte me pare, ajo nuk kerkon falje asniher, prandaj ne jemi te kenaqur qe e kemi 1 albin dhe e vendos cdo gje ne vendin e saj
 
Back
Lartë