• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kurora italiane dhe karfica me safir do dalin në ankand me vlerën 1.5 milionë dhe 3 milionë $

...

Kontributor
LV
0
 

Kurora italiane dhe karfica me safir do dalin në ankand me vlerën 1.5 milionë dhe 3 milionë $​

Screenshot_1-7.jpg


Një diademë italiane e cila daton që nga shekulli i 19-të pritet të dali në ankand në Gjenevë. Kurora përmban diamante dhe perla dhe është në shitje me një çmim të vlerësuar prej 1 milion Dollarë deri në 1.5 milion Dollarë. Gjithashtu në ankand pritet të dali edhe një karficë me safir Kashmiri 25,97 karat më i madhi që është shfaqur ndonjëherë.

Një kurorë e kaluar nëpër breza të familjes mbretërore të Italisë do të dalë në një ankand të bizhuterive Sotheby’s në Gjenevë javën e ardhshme.

Kurora e cila daton në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ishte një dhuratë martese për Maria Vittoria dal Pozzo pas martesës së saj në 1867 me Amadeo I të Savojës.
Diadema përmban diamante dhe perla dhe është në shitje me një çmim të vlerësuar prej 1 milion Dollarë deri në 1.5 milion Dollarë.

Benoit Repellin, shefi i shitjeve madhështore të xhevahireve në Sotheby’s është shprehur se është ndër kurorat më të bukura dhe më historike e cila ka qëndruar në Shtëpinë e Savojës për mbi 150 vjet.

Në ankand pritet të dali gjithashtu edhe karficë që ka diamante të mëdhenj dhe gurë të çmuar me ngjyrë blu. Karfica daton që nga vitet 1930 dhe ka safirin më të madh të Kashmirit me peshë 25,97 karat më i madhi që është shfaqur ndonjëherë në ankand .

Ajo mund të arrijë 2 deri në 3 milion dollarë nëse arrin të shitet në ankand . Karfica me diamante i përkiste një trashëgimtareje të një fabrike birre. Safirët e Kashmirit janë shumë të kërkuar pasi ato u zbuluan në fund të shekullit të 19-të dhe minierat u shfrytëzuan vetëm për 20 vjet.


Klan News
 
Back
Lartë