Nuk i kushtoj rëndësi të përditshme përveçse në ditët e pushimit..
Babai im i ndjerë , çdo pasdite, veçohej dhe ikte...një ditë u bëra kurioze dhe e ndoqa nga larg me sy...
Ulej në njërin nga stolat që e kish më të qartë pamjen dhe e veshtronte deri në fund...
Kushedi çfarë bluante në mëndjen e tij..siç po perëndonte dielli dhe atij po i perëndonin ditët..e donte aq shumë jetën sa dukej sikur po gjente shpresë në pamjen që përcillte çdo mbrëmje..
Secili e interpreton si do perëndimin, unë e shoh si diçka romantike, të bukur, me shpresën se po vjen një ditë e re...