Rreth 100 pjesëmarrës morën pjesë në festën e organizuar nga Telekom Electronic Beats, disa erdhën enkas nga Tirana me atuobuza e disa të tjerë ishin pushues në Kampin e Jalit. Të gjithë bashkë, përveshën mëngët, vunë dorezat dhe morën nga një thes për ta mbushur plot me mbetjet që ishin lënë pas në gjirin e Akuariumit në Jal. Pothuajse 100 thasë u mbushën dhe gjithë pushuesit prezent në plazh u bënë pjesë e mbledhjes së mbetjeve. Me një mesazh, me shumë dëshirë dhe vullnet, të gjithë u bënë pjesë e një misioni: të pastrojmë plazhin!
#PerPlazhin_Cocktails është festa e dytë me qëllim të mirë e fushatës Këta Jemi Ne, ku Electronic Beats kërkon të bëjë pjesë të angazhimeve sociale të rinjtë shqiptarë dhe sigurisht në fund ajo që i bashkon është argëtimi. Për festat e radhës, vizitoni faqen www.electronicbeats.al/ketajemine dhe bëhuni edhe ju pjesë.
The post Kur festa merr një kuptim, “Telekom Electronic Beats” ndez Jugun appeared first on Lajmi i Fundit.