• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kujdes me përdorimin e tepruar të smartphoneve, dëmtojnë rëndë lëkurën dhe krijojnë njolla

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
smartphone-me-i-holle-ne-bote-300x168.jpg
Ka ndonjë prej jush që mund të qëndrojë pa e kontrolluar WhatsApp-in qoftë edhe vetëm për një orë? Përdorimi i celularit në ditët e sotme është kthyer në domosdoshmëri. Por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai mund të ketë pasoja në lëkurën tuaj. Ja cilat janë disa prej tyre që ndoshta do t’ju bindin ta shmangni përdormimin e shpeshtë të tij.

Poret tuaja janë në rrezik: Ndodh që shumë prej jush celularin e përdorin edhe në banjo. Por a keni menduar për mikrobet që mbart ekrani dhe ku përfundojnë ato? Direkt dhe në fytyrën tuaj. Kjo përkthehet në pika të zeza apo puçrra në fytyrë. Pas një thirrjeje të gjatë ose një dite të gjatë përdorimi, pastroni telefonin celular me antibakterial. Lëkura juaj do t’ju falenderojë.

Njolla në lëkurën tuaj: A e dini se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndikon në rrudhosjen e qafës suaj? Duke qenë se vazhdimisht e ulni kokën, kjo bën që rrudhat të shtohen në atë zonë. Një zgjidhje është të përpiqeni të shihni telefonin celular në nivelin e fytyrës tuaj dhe gjithashtu të përdorni kremra kundër plakjes në atë zonë.

Alergji: Megjithëse nuk e besoni, mund të jeni alergjik ndaj substancave të caktuara që përbëjnë telefonin dhe paraqesin irritime ose pezmatim të lëkurës. Si mund ta parandaloni atë? Vendosni një xham mbrojtës në ekranin e celularit tuaj për të shmangur kontaktin sa më shumë që të jetë e mundur.

The post Kujdes me përdorimin e tepruar të smartphoneve, dëmtojnë rëndë lëkurën dhe krijojnë njolla appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë