• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kujdes! Ja shenjat që paralajmërojnë kancerin e gjirit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Kanceri i gjirit është një nga llojet mete shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit prandaj është e rëndësishme për ju që të dini çdo simptomë të tij.

Ja cilat sinjalesh duhet të dini.

Gjëndra në gji– Shfaqja papritur e gjëndrave në gji ose në sqetull, është një sinjal i frikshëm, ndaj bëni mirë që ti drejtoheni mjekut specialist për të parë nëse bëhet fjalë për tumor apo për gjëndra beninje.

Gjakrrjedhje e pazakontë– Shenjat e lehta të gjakut në një apo të dy thithkat e gjoksit është një sinjal alarmues.

Ndryshimi i lëkurës së gjoksit– Kur tumori nis të përparojë, lëkura që mbulon gjirin nis të ndryshojë, duke u bërë më e kuqe dhe duke marrë një pamje si me celulit.

Futja e thithkave brenda-Në rast se thithkat e gjoksit futen brenda, është një sinjal i qartë tumori.

Dhimbje dhe ndjeshmëri- Gjatë fazës fillestare të tumorit të gjirit, shumë rrallë ndodh që të manifestohet dhimbje kur preket gjiri. Megjithatë në rast dhimbje dhe ndjeshmërie mbi normalen, jo vetëm në ditët para ciklit, lind nevoja për kontroll.

Sekrecione të pazakonta– Sekrecione të bardha të pazakonta në thithkat e gjinjve mund të shkaktohen prej ndonjë infeksioni, por edhe prej tumorit të gjirit dhe shpesh shoqërohen edhe me aromë.

Ndryshimi i përmasave të gjirit– Rritja anormale e qelizave tumorale, mund të shkaktojë ndryshime të përmasave të gjirit.

Humbje e papritur peshe- Femrat të cilat dobësohen në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, duhet të alarmohen. Prania e qelizave malinje dëmton aktivitetin metabolik të trupit, duke shkaktuar dobësi, shkruan Noa.

Lodhje dhe debulesë– Këto ndjesi janë normale për gjithë ata që punojnë me kohë të plotë, apo kanë aktivitet fizik me intensitet të lartë. Por kjo gjë nuk është normale, sidomos nëse ndiqet një stil jete i shëndetshëm, ndaj kontrolli tek mjeku nuk është asnjëherë i tepërt.





b.b/dita
 
Back
Lartë