• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ku lejohet dënimi me vdekje në botë?

...

Kontributor
LV
0
 

Ku lejohet dënimi me vdekje në botë?​



burgjet-840x440-1.jpg


14 shtete në gjithë botën e lejojnë me ligj dënimin me vdekje si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë.

Në asnjë shtet të Europës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje.
lg.php
Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë:

*Bangladeshi,
  • Kina,
  • Egjipti,
  • Etiopia,
  • Indi,
  • Indonezia,
  • Irani,
  • Japonia,
  • Nigeria,
  • Arabia Saudite,
  • Korea e jugut,
  • Sri Lanka,
  • Tajvani
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vitin 2020, organizata​
Amnesty International​
ka evidentuar 483 dënime me vdekje ne gjithë botën.

Kina, Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite janë vendet që kanë ekzekutuar më së shumti të dënuar.​

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27 nga 50 shtete e përdorin këtë praktikë, ku që nga viti 1970 janë ekzekutuar mbi 8,500 njerëz të dënuar për krime të rënda.

Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale në vitin e fundit të mandatit të tij, pas një pauze 17-vjeçare që nuk ishte dënuar askush me vdekje.

Gjithsej shtatëmbëdhjetë persona, të gjithë meshkuj, u ekzekutuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, gjashtëmbëdhjetë me injeksion vdekjeprurës dhe një me elektroshok.

Dustin Higgs, i dënuar për urdhërimin e vrasjes së tre grave në një strehë të kafshëve të egra në Merilend në vitin 1996, ishte personi i fundit që mori injeksionin vdekjeprurës në shtetin e Indianës, në vitin 2020.



Euronews Albania
 
Back
Lartë