• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kthimi i kombëtares në Kroaci, 500 persona humbin ndjenjat

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
pritja-kroaci-582x350.jpg
Pritja e skuadrës së Kroacisë në Zagreb ka bërë që në sheshet kryesore ku do të zhvillohej pritja e ekipit pas zbritjes nga autobusi, të mblidheshin turma të mëdha njerëzish që në orët e para të mëngjesit. Por qëndrimi në shesh për të zënë vendin për shumë orë radhazi dhe në temperatura të larta, ka shkaktuar jo pak probleme.

Sipas drejtuesve të zyrave të emergjencave në Zagreb, gjatë ditës së sotme është dashur rreth 500 herë ndërhyrja e punonjësve të ambulancave të vendosur në pika të ndryshme të sheshit, pasi persona të ndryshëm kishin pësuar gjendje të fikëti për shkak të temperaturave të larta, mungesës së ujit apo ushqimit. Për ta kishte qenë shpesh thuajse e pamundur që të lëviznin nga pozicionet ku gjendeshin të ngjeshur mes njerëzve, transmeton vipsport.

Për këtë arsye, sa më shumë që afronte festa, aq më shumë ishte shtuar edhe personeli i emergjencave, për të evituar që kjo festë të kthehej në tragjedi mes kaosit dhe vapës së madhe në pritje të ekipit kroat.

The post Kthimi i kombëtares në Kroaci, 500 persona humbin ndjenjat appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë