• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kritikohet libri i ri i autores së “50-Shades of Grey”, me protagonisten nga Kukësi

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
LV
0
 
Libri është masakruar nga kritikët letrarë, por edhe nga ambasadori shqiptar në Angli, për mënyrën se si portretizon shqiptarët.

Kritikët janë shprehur të gjithë me tone negative në lidhje me librin e ri të autores së “50 Shades of Grey”.

Libri i saj i parë shiti mbi 100 milionë kopje, dhe ky shkrim i dytë, sipas kritikëve, është pak a shumë e njëjta strukturë tregimi që nuk sjell asnjë gjë të re, përveçse është më jo-interesant se libri i mëparshëm.

Në librin e parë, 50 Hijet e Grejit, një vajzë e virgjër 23-vjeçare, studente, njihet me një pasanik dominant, Grejin, me të cilin përjeton një pasion të ethshëm seksual.

Në këtë libër, të titulluar “The Mister”, është sërish një vajzë e virgjër, po 23-vjeçare, e cila po ashtu njihet me një pasanik dominant, Maksim Trevelian. Vetëm se këtë herë, 23-vjeçarja e virgjër është një vajzë shqiptare nga Kukësi, e trafikuar nga shqiptarë të tjerë dhe e shitur si skllave seksi, e cila punon tani si shërbyese në shtëpinë e Maksimit.

Përveç kritikave letrare, ambasadori shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, sipas mediave britanike, e ka kritikuar ashpër shkrimtaren për mënyrën se si i ka portretizuar shqiptarët.

Vajza shqiptare, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante që magjepset nga përdorimi i teknologjisë, si smartfonë e karta krediti, ndërsa shqiptarët e tjerë dalin të gjithë kriminelë e trafikantë femrash.

Ambasadori shqiptar tha se kjo është e papranueshme, shumë larg realitetit të Shqipërisë, që është një vend mëse i sigurt për të huajt e për vendasit.


33493
 
Imazhi qe kemi percjell
Te mirat i mer lumi
Ngelen vec idjotsit ne memorjen e njerzve
Pfffff :(
 
Imazhi qe kemi percjell
Te mirat i mer lumi
Ngelen vec idjotsit ne memorjen e njerzve
Pfffff :(

Edhe une se fundit kam par nje film te vitit 2018 qe kishin ber me nje shqiptare ( e cila ishte trafikuar ne Spanje nga shqiptaret) ?
 
Back
Lartë