• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kritika të ashpra për ‘Spencer’, arsyet pse filmi për Princeshën Diana nuk është pëlqyer

...

Kontributor
LV
0
 
lg.php

Kritika të ashpra për ‘Spencer’, arsyet pse filmi për Princeshën Diana nuk është pëlqyer​


Diana A




BRITANI E MADHE

Ekspertët e Pallatit Mbretëror kanë shumë rezerva për filmin e ri që i dedikohet Lady Dianas, rolin e së cilës e luan aktorja e njohur Kristen Stewart. Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William.

Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, William dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.
Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”,- tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore.

lg.php

Në film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume markash, në film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Filmi ‘Spencer’ nga ‘Neon’ dhe ‘Topic Studios’, do të dalë në kinema më 5 nëntor. Skenari u shkrua nga krijuesi i ‘Peaky Blinders’, Steven Knight.



"Balkanweb"
 
Back
Lartë