• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Kopraci” argëton të burgosurit

E

Elena Tase

Guest
Një grup të burgosurisht të burgut të Drenovës dhe katër gra të burgut të Tiranës u mbyllën për disa momente në muret e Teatrit të Korçës, por jo për të vuajtur një tjetër dënim, por për të shijuar “Kopracin”.

“Kopraci” ngjiti edhe njëherë tjejtër në skenë përballë publikut special aktorin 93-vjeçar Koço Qendro.

Të shoqëruar nga familjarë të tyre, të burgosurit shijuan shfaqjen e përgatitur posaçërisht për ta nga drejtuesit dhe aktorët e Teatrit të Korçës.

Protagonistët e shfaqjes thanë se synimi ishte ofrimi i një copëze argëtimi për këtë shtresë të shoqërisë, por jo vetëm kaq.

“Edhe një lloj edukimi për ta. Shfaqja kaloi me shumë duartrokitje, emocion e të qeshura. Të burgosurit u ndjenë të lirë dhe të kënaqur’, deklaroi drejtoresha e teatrit të Korçës, Zamira Kita.

Pjesë e misionit të aktorëve dhe organizatorëve ishte edhe sheshimi i paragjykimeve për këtë shtresë të shoqërisë. Shfaqja në vetvete rrodhi lirshëm dhe pa asnjë incident, ndërkohë që Zamira Kita kërkon që kjo përvojë të vihet më shpesh në skenë për këtë kategori publiku.

“Pse jo, numri i të burgosurve që vijnë në teatër të rritet”, shton ajo.

Genci Fejzollari, drejtor i burgut të Drenovës thotë se shfaqja ishte realizimi i një dëshire të vetë aktorëve dhe të stafit të burgut që drejton.

Drejtori i burgut te Drenoves e ka vlerësuar këtë aktivitet i cili në të vërtetë gjallëron jetën e personave në mungesë lirie

“Të dënuarit kanë shumë nevojë për aktivitete, shfaqje e veprimtari të tilla”, u shpreh ai.

e.t./dita
 
Back
Lartë