• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kontrollorët do qëndrojnë në burg/ Organizatorët e grevës shantazhuan vartësit që nuk pranuan të mbyllin kullën

...

Kontributor
LV
0
 

Kontrollorët do qëndrojnë në burg/ Organizatorët e grevës shantazhuan vartësit që nuk pranuan të mbyllin kullën​





Rinas-2-1-1.jpg





Gjykata penale e Tiranës la në burg dy nga tre kontrollorët, Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin. Ndërsa Flora Ndrecën e la në arrest shtëpie për shkak se ka fëmijë të mitur.

Por ndaj saj prokuroria ka provën më të fortë. Flora Ndreca, në dosjen që Top Channel disponon rezulton se ka kërcënuar një prej kontrollorëve të Rinasit, Kujtim Malkon duke i thënë që ai nuk është burrë që nuk i bashkohet grevës së tyre dhe nuk plotëson formularin e paaftësisë në punë. Malko e ka kundërshtuar dhe në debat e sipër i ka thënë Ndrecës të zbresë nga kulla ose përndryshe do ta hedhë.
Në një tjetër mesazh, në date 7 prill, Ndreca i shkruan shtetases Jona Kotoni se kulla është bloze dhe se i kanë bërë lavazh Kujtimit pasi ai nuk ka pranuar paaftësinë e përkohshme në punë nga frika por që në fund e kanë bindur.

Gjithçka që prokuroria ka në dorë ka dalë nga celularët që iu sekuestruan kontrollorëve ditën e shoqërimit të tyre dhe marrjes në pyetje. Kujtojmë se në mesazhet e grupit të whatsappit mes tyre ka pasur edhe urdhër për mbylljen e kullës së kontrollit të trafikut ajror. Po ashtu edhe në deklarimet e dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është arritur të provohet nga organi i akuzës se Fezga, Ndreca dhe Mezini kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë.
Kjo shkaktoi pasoja me mbylljen e kullës dhe aeroportit të Rinasit. Pas seancës së kësaj të shtune, njëri prej avokatëve të të arrestuarve, Rezart Kthupi u shpreh me gjuhë ironike: “Sot është një ditë e mrekullueshme. Sot dënuam puçistët dhe pengmarrësit e aeroportit të Rinasit.”

Megjithatë pritet që avokatët të apelojnë vendimin e dhënë nga gjykata penale për t’iu hequr masën e sigurisë 3 kontrollorëve. Hetimi vijon nga ana e prokurorisë së Tiranës për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në situatën e rëndë që u krijua në Rinas.


Top Channel
 
Plan jashteligjshem per te bllokuar trafikun ajror dhe ardhjen e vaksinave.

Segmente te caktuara te shtetit jane shume strategjik dhe nuk lejohen me ligj te bejn protesta si ajo qe pame. Nese ulja e rroges konsiderohet e papranueshme, ata duhet thjesht te ndiqnin menyrat ligjore, ose te jepnin doreheqje nga posti.

Do doja SHUME qe Rama te postonte informacione konfidenciale qe merr nga Sherbimi Informativ mbi kete ceshtje sepse mban era politike.
 
Back
Lartë