• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Konfirmohet prania e akullit në polet e Hënës.

Juno

Kontributor
LV
0
 
View attachment 21257
Është zyrtare. Sipas njoftimeve të fundit të Nasës më në fund mund të konfirmojmë prezencën e ujit të ngrirë në sipërfaqen e Hënës. Shkencëtarët kanë kërkuar për shenja uji për vite të tëra tek sateliti natyror i tokës, megjithatë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë deri më tani. Ekipi i shkencëtarëve përdori “Moon Mineralogy Mapper” të Nasës për të zbuluar gjurmë specifike që provojnë se ka akull në sipërfaqen e Hënës. Konkretisht uji i ngrirë gjendet në fund të disa kratereve qëme sa duket kanë mbetur në hije për mijëra miliona vite, të lokalizuar në polet veri dhe jug të Hënës. Është e sigurt se shkencëtarët i kanë parashikuar për dekada këto “kurthe të ftohta” brenda kratereve të Hënës. Megjithatë këto zona super të ftohta ngrijnë ujin deri në atë pikë sa mund të ngrijnë edhe avujt e ujit. Kërkimet e mëpashme kishin treguar indirekt shenja të mundshme të akullit në sipërfaqe, por studime të tjera e kishin kundërshtuar duke shpjeguar se këto shenja mund të shpjegohen nga faktorë se sipërfaqja hënore reflekton dukuri të tjera. Pjesa më e madhe e këtij akulli gjendet në hijet e kratereve në afërsi të poleve ku temperaturat më të nxehta nuk i arrijnë kurrë-121 ° C. Ky zbulim na mban gjallë shpresën për kolonizimin e këtij objekti planetar. Uji mund të jetë një hap kritik për ruajtjen e jetës njerëzore në Hënë. Për astronautët do të thotë më shumë se të pish ujë. Ndarja e ujit në hidrogjen dhe oksigjen mund të ushqejë potencialisht anijet që nga sipërfaqja e Hënës, pa i detyruar astronautët të kthehen në tokë për t’u furnizuar me lëndë djegëse për eksplorimet hapsinore shtesë. Do të ishte hapi i parë për të ndërtuar një ekonomi hapsinore dhe me sipërmarrës si Jeff Bezos dhe Elon Musk që shpallin forma për të vendosur koloni hapsinore në planetë të tjerë dhe për të ikur nga toka zbulimi i ujit të ngrirë mund të jetë një sinjal premtues që ëndrrat mund të bëhen realitet. Shkencëtarët e Nasës kanë komentuar se do të vazhdojnë studimet në shumë zona hënore me shpresën për të gjetur se si u formua ky akull në satelitin tonë.
 
Back
Lartë