Kolonoskopia dhe kanceri i zorres se trashe
Duke u përdorur si ekzaminim diagnostikues parandalues është bërë e mundur zbulimi i kancerit të zorrës në stade të kurueshme.
Kanceri i zorrës së trashë dhe i rektumit është një prej kacerëve më të shpeshtë, dhe sipas statistikave vazhdon të rritet, pavarësisht gjinisë, por ende mbetet më i parandalueshmi.
Cili është qëllimi kryesor i këtij ekzaminimi?
Qëllimi kryesor është te identifikohen tumoret e vegjël të quajtur polipe, të cilët mund të mbeten të pazbuluar dhe të rriten gradualisht në zorrë për disa vite. Vetëm disa prej tyre mund të shfaqin simptoma(shenja) dhe vetëm disa prej tyre mund të shndërrohen në kancer.
Pra, qëllimi kryesor i këtij ekzaminimi është identifikimi i kancerit në stadet fillestare ose në stadin e polipeve. Normalisht kur kanceri tregon simptoma(shenja) do të thotë që ai është në stade të avancuara dhe ja pse “një kolonoskopi e plotë” duhet të kryhet çdo 5-vjet, deri në momentin që të jemi siguruar që e kemi parandaluar ketë lloj kanceri.
Gjithashtu është mirë të përmendim faktin që kur kanceri është në afërsi të anusit(fundit të zorrës) pas kryerjes së kirurgjisë gjeja më e keqe që mund ti ndodhi personit është që ai do të ketë për tërë jetën kolostome. Kjo gjë do të thotë se ai do të defekoje (dali jashtë) për tere jetën nëpërmjet një qeseje të ngjitur në bark.
Përveç të gjithë këtyre avantazheve duhet të shtojmë që shumica e njerëzve gabimisht mendojnë se kane hemorroide dhe pa u konsultuar me specialistin vete-mjekohen duke përdorur kremra ose supostë dhe pas një kohe diagnostikohen me kancer.
Në qoftë se gjate ekzaminimit të kolonoskopisë vihet re ndonje polip cfare behet me te ?
Fatmirësisht ne mund ti heqim ato pa qenë nevoja e kirurgjisë së hapur. Në i referohemi një teknike shumë të specializuar që është polipektomia endoskopike, nëpërmjet të cilës shumë shpesh ne i këpusim polipet pa nevojën e kirurgjisë së hapur dhe nëpërmjet kësaj procedure ne shmangim një kancer të mundshëm në mënyre të suksesshme. Ne gjithashtu përdorim një pajisje me argon plasma e cila e kombinuar me polipektomine jep rezultat të lartë në eliminim e polipeve të madhësive të ndryshme.
A është i dhimbshëm ekzaminimi i kolonskopisë?
Në ditët e sotme ne kemi në dispozicion sedativ( gjumëdhënës) të cilët jepen venoze(nga vena) duke i dhëne pacientit komoditet gjatë dhe pas ekzaminimit të kolonoskopisë. Për shkak të këtij qetësuesi pacienti mund të mos mbaj mend fare ekzaminimin. Me pak fjale, çdo ndjenje
shqetësimi ose dhimbjeje parandalohet fale këtij qetësuesi dhe falë heqjes së ajrit të tepërt në zorrë(i cili futet gjatë ekzaminimit) nga mjeku duke përdorur kolonoskopin (aparatin).
Teknika parandaluese
Është “absolutisht e rekomandueshme”, si mënyre parandalimi, kryerja e kolonoskopisë tek pacientet me risk të larte për të bërë kancer të zorrës, për më tepër për familjaret e pacientëve që janë diagnostikuar me kancer, ose për ata pacientet të cilët kanë sëmundje me risk të larte për tu kthyer në kancer.
“Për këta individe, bërja e kolonoskopisë sa më parë mund të bëjë të mundur zbulimin e këtyre tumoreve të vogla, heqjen e tyre dhe parandalimin e zhvillimit të kancerit të zorrës brenda një kohe të shkurtër.
Kolonoskopia parandalon zhvillimin e “karcinomes invazive “ brenda 10-viteve, një e dhëne kjo që justifikon koston e kryerjes së këtij ekzaminimi.
Kolonoskopia aktualisht nuk është një ekzaminim i vështire për pacientin në krahasim me disa vite më pare kur ajo kryhej pa sedative dhe ishte e dhimbshme.
Në ditët e sotme të gjitha procedurat endoskopike kryhen me sedative me kohë të shkurtër, duke bërë të mundur një ekzaminim sa më të rehatshëm për pacientin, nga ana tjetër sondat janë fleksibel dhe doktori ekzaminues është shume i trajnuar për të kryer këtë ekzaminim.
Një doktor i mirë trajnuar kryen një procedure pa dhimbje për pacientin.
Një nga arsyet kryesore pse duhet të kryhet kolonoskopia e plotë (të shihet e gjithë zorra e trashë) është gjetja e polipeve në zorrë, ku disa prej tyre mund të jenë “neoplastik” të cilët mund të shndërrohen në kancer “adeno-karcinoma”. Polipet e zorrës mund të kthehen në kancer për një periudhe kohore 2-7 vjet dhe në të shumtën e kohës nuk japin asnjë simptome(shenja) deri në momentin kur ato kanë arritur në faza të avancuara.
Në qoftë se gjatë ekzaminimit të kolonoskopisë zbulohen polipe ato mund të hiqen shumë lehtë nëpërmjet një procedure të quajtur polipektomi.
Indikacionet e kolonoskopise
– Kancer i zorrës
– Polipe te kolonit
– Koliti (ulçeroz ose Crohn’s)
– Divertikulosis dhe diverticulitis
– Lezione hemorragjike
– Diskomfort abdominal kur është i shoqëruar me humbje në peshe ose me anemi
– Pasazh intestinal jo normal
– Diarre kronike, konstipacion ose ndryshime te regjimit te zorrës.
– Anemia
Përgatitja për të kryer një ekzaminim sa më të imtësishëm zorra duhet patjetër të jetë e pastruar nga mbetjet ushqimore.
Pacienti merr udhëzime se si ta realizoje ketë gjë. Pacienti duhet të konsumoje shumë lëngje dhe të marrë laksative gjithashtu nuk duhet te konsumoje ushqime një dite para ekzaminimit.
Gjate kryerjes se kolonoskopisë pacienti është i sedatuar (me qetësues), endoskopi futet nëpërmjet anusit dhe kalon me kujdes përgjatë gjithë zorrës. Në qoftë se gjatë ekzaminimit hasen polipe, një lak i holle teli përdoret për ti këputur ato. Elektocauteri (pajisje elektrike) përdoret për të prerë me djegie pa shkaktuar gjakderdhje.
Gjate kolonoskopisë mund të kryhen dhe teste të tjera siç është biopsia, ku merren disa copëza të vogla mukoze dhe shihen në laborator me mikroskop.
Procedura e kolonoskopisë mund të zgjasë 15-30 minuta. Me pas pacienti kalon në dhomën e observimit ku i vlerësohen shenjat jetësore deri sa zgjohet plotësisht. Dhimbjet e lehta të barkut janë normale pas ekzaminimit të cilat kalojnë brenda një ore pas ekzaminimit. Për shkak të sedatimit pacienti duhet të jetë shoqëruar nga familjarët.
Përgatitja e pacienteve për kolonoskopi me Fosfo-soda Fleet/phospho lax
Nëse ekzaminimi kryhet në mesditë
Një dite para ekzaminimit: të hahet mëngjes dhe dreke lehtë dhe më pas nuk konsumohen më ushqime deri ditën e ekzaminimit;
Ne orën 4 të mbasditës treten në 1 gote ujë një flakon të Fosfo-soda fleet 50ml
e shoqëruar më pas me sa më shumë lëngje te tjera (ujë, lëng kompostoje, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash te kthjellëta)
Ne orën 7.00 të mëngjesit te ditës së ekzaminimit treten në 1 gotë ujë një flakon të Fosfo-soda fleet 50ml e shoqëruar më pas me sa më shumë lëngje te tjera (ujë, lëng kompostoje, çaj kamomili, lëng mishi, lëngje frutash te kthjellëta.