• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Klopp: Më mirë humbës se sa një fitues si Ramos

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
klop-2018-581x350.jpg
Trajneri Jurgen Klopp nuk e fshin dot nga mendja humbjen në finale nga Real Madridi. Duket sikur i peshon aq shumë sa çdo herë që i vjen rasti, nuk nguron t’a përmendë dhe të arsyetohet. Mbase në këtë formë edhe tenton të shfajësohet.

”Nuk dua të fitoj me çdo kusht. Natyrisht që do të më pëlqente të fitoja Champions Leaguen dhe nuk do e ktheja titullin nëse do bëheshin gjëra pa vend. Nuk e pres këtë nga ai (Ramos), pres vetëm që ai të reflektoje më tepër në vlerësimin e disa situatave të caktuara,” u shpreh Jurgen Klopp.

”Mbase ishte rastësi, por Mohamed Salah u nxor nga ndeshja gjatë një faze të jashtëzakonshme në karierën e tij si futbollist, në mesin e fushës. Shumë njerëz do të thonë që këto gjëra ndodhin, por nëse ky është mesazhi që do u japim fëmijëve tanë, që asgjë nuk është bërë nga kockat dhe gjithçka që vlen është fitorja, atëherë unë do të jem krenar që do të largohem nga ky planet brenda 40 viteve”, vazhdoi ai.

”A jam një humbës i keq? Jo. Por gjatë përgaditjeve tona kishim një diskutim për Ramos sepse ai ishte prej atyre që vendosi finalen e vitit të kaluar me një simulim dhe një karton të kuq për Cuadradon ndaj Juventus. Real Madridi meritoi të fitonte Championsin, askush nuk ka thënë asgjë për këtë, por a duhet t’i mendosh këto situata me Ramos? Jo, nuk duhet!”, përfundoi Klopp.

The post Klopp: Më mirë humbës se sa një fitues si Ramos appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë