• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kimë me vezë

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
-640-0-611fbc2debca4.jpg

Përbërësit:
500 g mish të grirë
7 kokrra qepë
4-5 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle salcë domate + 1 lugë gjelle ajvar speci (opsinale)
1 lugë narden kumbulle (opopsinale
gjethe dafine
kripë
rigon
spec I kuq pluhur
piper
vaj ulliri
4-5 vezë

Pregatitja:

Kjo recetë përgatitet në zjarr të ulët pasi sasia e qepëve duhet të karamelizohet mirë. Presim qepët për së gjati imët dhe në një tigan të thellë me vaj ulliri I skuqim ngadalë me pak kripë dhe piper. Pasi qepët janë bërë si të shkrifta, shtojmë mishin e grirë(ose copat e mishit) dhe japim skuqje bashkë me qepët lehtë. Më pas shtojmë hudhrat dhe gjithë erëzat. Pasi janë skuqur mirë së bashku shtojmë salcën e domates dhe ajvarin nëse dëshironi. E trazojmë mirë, shtojmë pak kripë dhe pak ujë. Dhe e lejmë për 5 minuta aq sa formohen bulëza. Kontrollojmë mëse kripa është fiks dhe më pas gjellën e hedhim në tavë normale ose në tigan furre. E mbulojmë sipër me letër alumini dhe e vendosim furrë 180 C për 30 min. Nga fundi hapim gropat në gjellë dhe hedhim vezët dhe I mbulojmë me kapak dhe I lejmë 10-15 minuta varësi sa të pjekur e doni vezën!
Ju bëftë mirë!
 
Back
Lartë