• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Khabib ruan titullin kampion dhe tërhiqet nga MMA

SEO

s.
Banned
LV
0
 
65766

“Shqiponja” Khabib Nurmagomedov nuk do të jetë më pjesë e MMA.

Pasi mbrojti titullin kampion në këtë sport kaq të vështirë ndaj amerikanit Justin Gaethje, luftëtari nga Daghestani bëri dhe njoftimin e papritur të tërheqjes së tij.

Ndeshja u mbyll në raundin e dytë pasi Khabib bëri një kapje shumë të bukur të kundërshtarit që e detyroi të dorëzohej. Në momentin kur gjyqtari shpalli fituesin dhe nofkën “i pamposhturi”, Khabib hodhi dorezat në mes të ringut duke njoftuar tërheqjen.

Me 29 fitore në 29 ndeshje, kampioni u shpreh se nuk mund të luftonte më pa pasur në krahë babanë dhe trajnerin e tij Abdul, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit disa javë më parë.

Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej dhe se është njeri i fjalës. ′′Ji afër me prindërit. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër”, u shpreh 32-vjeçari.
 
Back
Lartë