• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Këto 5 shenja astrologjike është vështirë të mos i duash

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
DASHUR-640x360.jpg

Ndërkohë që disa shenja zodiaku jo të gjithë i durojnë t’i kenë pranë, të tjera vlerësohen mjaft për cilësitë e personalitetit të tyre. Ja cilat janë ato që i duan të gjithë.

Peshorja. Personat e kësaj shenje janë shumë socialë. Ata i kanë tmerr padrejtësitë dhe luftojnë përherë për harmoninë dhe ekuilibrin. Edhe pse ndonjëherë tregohen hezituese dhe sipërfaqësore nuk ke si të mos i duash.

Akrepi. Misteri dhe intensiteti i bën personat e kësaj shenje më kureshtare. Ata pëlqehen për vendosmërinë edhe për kritikat që i bëjnë vetes. Në fat shumë drejtues të famshëm janë të kësaj shenje.

Bricjapi. Personat e shenjës së bricjapit kanë vullnet të hekurt. Ata gjithashtu kanë shumë vlera dhe respektojnë familjen dhe traditat. Duke qenë edhe paksa kokëfortë, ata nuk e lëshojnë veten asnjëherë. Kjo i bën të tjerët të kenë edhe më shumë respekt për ta.

Luani. Është e vështirë të mos e duash këtë shenjë solare. Personat luani bëjnë çdo gjë për të rënë në sy e nga ana tjetër kanë një forcë që të bën t’i adhurosh përherë.

Gaforrja. Ajo që pëlqehet më shumë tek personat e kësaj shenje është butësia dhe përulësia. Ata janë kreativë dhe shumë bujarë. Pamja dhe sjellja fëmijënore i bën edhe më të këndshëm.
 
Back
Lartë