• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Katër arsyet psikologjike pse femrat qajnë kur kanë ditëlindjen

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1718817753629.png

Me siguri që edhe ju i keni parë videot e ditëlindjeve që qarkullojnë në platformat Reddit apo TikTok, ku shumica shfaqen duke qarë gjatë fryrjes së qirinjve në tortën bashkë me hitin e njohur “It’s my birthday”

E qarë gjatë momenteve të ditëlindjeve është bërë pjesë e jetës, por ende nuk dimë nëse janë lot nga lumturia, trishtimi, krizë ekzistenciale e të qenit një vit më e madhe, pra e qara e ditëlindjes është një fenomen real.


Edhe pse të qash në ditëlindjen tënde është shumë normale, kjo nuk do të thotë se ndjesia është normale, sipas Anna Harris, këshilluese klinike për shëndetin mendor. “Shumë njerëz që qajnë në ditëlindjen e tyre përfundojnë duke qarë edhe në ditëlindjen e të tjerëve, sepse thjesht ndihen keq”, thotë ajo, shkruan Pop Sugar.


Por, pse femrat qajnë në ditëlindjen e tyre?

Të pyesësh dikë pse qan në ditëlindjen e vet është shumë si të pyesësh dikë pse qielli është blu. Por, ekspertët kanë disa motive se pse ndodh ky fenomen:

1. Ndiheni të zhgënjyera me mënyrën se si shkoi ditëlindja: Pavarësisht se kjo është një ditë e veçantë, shpesh njerëzit kanë pritshmëri të mëdha për organizimin, por edhe vëmendjen dhe urimet që marrin nga të afërmit, kolegët, personat e zemrës etj.

2. Ndiheni të harruara ose të parëndësishme: Ditëlindjet supozohet të jenë një ditë e veçantë kur ndihemi gati për të festuar në çdo dimension. “Por, jo të gjithë kanë njerëz rreth tyre për ta bërë këtë,” thotë psikologia Mary Lawrence. Kjo sjellë natyrisht zhgënjim dhe lot.


3. Jeni në ankth se ndjeni se po plakeni: Ditëlindjet janë një kujtesë se plakja dhe koha që kalon janë të pashmangshme. Për shumë njerëz, mund të jetë e frikshme të mendosh për të ardhmen dhe të gjitha të panjohurat që vijnë me pas.

4. Jeni të pushtuara nga dashuria dhe mirënjohja: Kur ndjeni se jeni të rrethuara nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj, është normale që të ndiheni nën pushtetin e emocioneve, citon Anabel.

Si të shmangni të qarat në ditëlindjen tuaj

Thjesht, menaxhoni emocionet! Në fund të fundit, emocionet janë ato që na bëjnë njerëz. Lejojini vetes të ndjeni atë që për ju është një çlirim, qoftë duke qarë, duke pirë një gotë, duke ngrënë apo fryrë qirinjtë, zgjedhja mbetet e juaja. /Telegrafi/
 
Back
Lartë