• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kaos në Bavari/ “Alkooli trazon një qytet të tërë”, shoferi i dehur kalon semaforin e kuq dhe merr para 30 automjete

...

Kontributor
LV
0
 

Kaos në Bavari/ “Alkooli trazon një qytet të tërë”, shoferi i dehur kalon semaforin e kuq dhe merr para 30 automjete​

Pri 222409735 1 E1644405505189

lg.php


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Një shofer kamioni në gjendje të dehur kaloi në semafor të kuq, duke dëmtuar më shumë se 30 automjete. Ngjarja ndodhi në Gjermaninë jugore në Fuerth, Bavari. Nga aksidenti i plagosur mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë.

“Shoferi turk 50-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe ishte në gjendje të dehur”, tha policia, duke shtuar se dëmi ishte i madh.

Oficerët shpjeguan se ai nuk arriti ta kuptonte që semafori ishte i kuq dhe goditi një makinë pasagjerësh në një vendkalim, duke i shkaktuar lëndime të lehta gruas që drejtonte, automjetin.

Por ai nuk u ndal pas aksidentit të pare, përplasi disa makina të parkuara, duke i shtyrë ato, ndërsa përplasjes nuk i kanë shpëtuar as disa banesa aty pranë ngjarjes. Nga përplasja ka marrë flakë edhe një kamion dhe disa makina si dhe një shtëpi.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Në total, 31 automjete besohet se janë dëmtuar. Prokurorët vendas kanë urdhëruar ndalimin e shoferit të kamionit, i cili nuk ka vendbanim fiks në Gjermani.
lg.php

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë