• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kanceri i merr jetën gazetares së një prej emisioneve më të ndjekura

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Drejtuesja dhe gazetarja e ‘Le Iene’ Nadia Toffa, vetëm 40 vjeç, u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin.

Lajmin e bëri të ditur stafi i televizionit në rrjetet sociale. ‘Le Iene’ i kanë dedikuar një status të ndjerë.

Dikush mund të mendojë se ke humbur, por kush ka jetuar si ty, nuk humbet kurrë. Ke luftuar me kokën lartë dhe e buzëqeshur, me dinjitet dhe duke vendosur forcën deri në fund, deri më sot. Në jetë ke luftuar shumë. Ke luftuar edhe kur erdhe tek ne, dhe ndoshta për këtë, na fitove të gjithëve”.

Toffa ka treguar për sëmundjen e saj në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol force dhe durimi për shumë të sëmurë.

Postimi i fundit në rrjetet sociale është në 1 korrik, përpara se të përkeqësohej. Është një foto e saj e qeshur, së bashku me qenin.

Në pak minuta sa u dha lajmi për ndarjen e saj nga jeta kanë vërshuar komentet e shumta.

Nadia Toffa lindi në Breshia në 10 qershor 1979. Në 2009 filloi punën tek ‘Le Iene’. Është vlerësuar dy herë me çmime në gazetari.

E zbuloi sëmundjen në fund të vitit 2017. Pas dy muajsh kurimi, në shkurt, gazetarja u kthye në ekran dhe pranoi: “Kisha kancer”. Që në atë moment, Nadia Tuffa u kthye në një simbol për ata që luftojnë me sëmundjen, për rezistencën që bëri.

“Ne fitojmë gjithmonë”, shkroi një muaj më parë në një letër për gazetën ‘La Repubblica’.

Le Iene, një prej emisioneve më të ndjekura italiane edhe në Shqipëri, merret me gazetari investigative, por me një format shumë origjinal.





b.b/dita
 
Back
Lartë