• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kalendari historik

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
LV
0
 
7 tetor 1337 – Shpërtheu Lufta 100-vjeçare ndërmjet Anglisë dhe Francës. Shkaku i kësaj lufte, e cila në fakt do të zgjaste 116 vjet, ishte pretendimi i Mbretit Eduard III i Anglisë mbi fronin e Francës.

7 tetor 1737 – Një tërmet i fuqishëm në oqeanin Indian shkaktoi cunami me dallgë 15 metra të larta, të cilat u morën jetën rreth 300.000 njerëzve në Indi.

7 tetor 1849 – Letrari i famshëm amerikan, Edgar Allan Poe, u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.

7 tetor 1926 – Partia Fashiste nën drejtimin e Benito Mussolinit u vetëshpall forcë politike shtetërore në Itali duke ndaluar rreptësishtë çdo formë dhe manifestim të opozitës.

7 tetor 1950 – Kina nisi pushtimin e Tibebit.

7 tetor 1963 – Uragani “Flora” goditi Haitin dhe Republikën Dominikane duke shkaktuar 7.190 të vdekur.

7 tetor 1975 – Anija e pasagjerëve “Achille Lauro” u rrëmbye nga një grup militantësh palestinezë. Piratët e sipërcituar u arrestuan 10 vite më vonë, kur avionët luftarakë amerikanë detyruan një avion egjiptian, pasagjerë të së cilit ishin edhe militantët në fjalë, që të ulej urgjentisht në bazën e NATO-s në Sicili.

7 tetor 1991 – Organizata terroriste greke “17 Nëntori” martirizoi zv/atasheun e shtypit të Ambasadës së Turqisë në Athinë, Çetin Gorgu.

7 tetor 2001 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të bombardojnë Afganistanin nën pretekstin e “luftës kundër terrorizmit”.

7 tetor 2002 – Njësitë ushtarake izraelite sulmuan qytetin Khan Yunis në Rripin e Gazës duke shkaktuan vdekjen e 14 palestinezëve dhe plagosjen e 110 të tjerëve.

7 tetor 2015 – Prof. dr. Aziz Sancar u bë turku i parë që fiton Çmimin Nobel të Kimisë.

Trt
 
13 tetor 1884 –Meridiani zero (0 gradë), i cili kalon nëpër Observatorin Mbretëror të Grinuiçit, në afërsi të Londrës, u standardizua si referencë ndërkombëtare për përcaktimin e gjatësisë gjeografike dhe brezat kohorë.

13 tetor 1911 – Italianët pushtuan qytetin bregdetar libian të Dernas gjatë Luftës Tripolitaniane, e njohur gjerësisht edhe si Lufta Italo-Turke.

13 tetor 1921 – Qeveria e Ankarasë (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë) firmoi Traktatin e Karsit me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë duke i dhënë fund Luftës Çlirimtare në Frontin Lindor.

13 tetor 1923 - Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpalli botërisht Ankaranë si kryeqytet të vendit.

13 tetor 1972 – Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore sovjetike u rrëzua në Moskë duke shkaktuar 176 të vdekur.

13 tetor 1976 – Një avion mallrash i Linjave Ajrore të Bolivisë u rrëzua në Santa-Kruz duke u marrë jetën 100 personave, 97 prej të cilëve në tokë dhe shumica fëmijë.

13 tetor 1986 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan dhe lideri i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, nuk ranë dakord mbi kontrollin e armëve bërthamore strategjike. Reagani deklaroi se nuk do të hiqnin dorë nga projekti i quajtur “Nisma Strategjike e Mbrojtjes” dhe i njohur gjerësisht si “Luftërat e Yjeve”.

13 tetor 1990 – Përfundoi lufta civile libaneze, e cila vazhdonte që prej vitit 1975. Bilanci i kësaj lufte 15-vjeçare ishte 230.000 të vrarë, 350.000 të plagosur dhe mbi 1 milion refugjatë libanezë.

13 tetor 2006 – Banka “Grameen” në Bangladesh dhe themeluesi i saj, Muhammad Yunus, u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes.

13 tetor 2010 – Plot 69 ditë pas aksidentit në një minierë të Kilit, 33 minatorët e bllokuar nën rrënoja u shpëtuan gjallë si për mrekulli.
 
14 tetor 1913 – Aksidenti në një minierë qymyrguri në Senghenydd të Anglisë u mori jetën 439 personave.

14 tetor 1933 – Adolf Hitleri njoftoi mospjesëmarrjen e tij në Konferencën e Çarmatimit në Gjenovë (Itali) dhe largimin e Gjermanisë nga Lidhja e Kombeve.

14 tetor 1947 – Piloti testues amerikan, (Chuck) Charles Elwood Yeager, u bë njeriu i parë që kaloi shpejtësinë e zërit me avionin “Bell X-1”.

14 tetor 1964 – Çmimi Nobel i Paqes iu akordua priftit amerikan me ngjyrë, Martin Luther King.

14 tetor 1968 – Atleti amerikan, Jim Hines, u bë njeriu i parë që vrapoi 100 m në më pak se 10 sekonda (9,95) gjatë Lojërave Olimpike në Meksikë. Ky rekord qëndroi i pathyeshëm deri në vitin 1983.

14 tetor 1973 – Në protestën studentore për një qeveri demokratike në Tajlandë humbën jetën 77 persona dhe u plagosën 857 të tjerë.

14 tetor 1981 – Hosni Mubaraku u bë president i Egjiptit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Anwar Sadatit. Mubaraku qëndroi në krye të shtetit egjiptian për 30 vjet.
 
15 tetor 1836 – Në qytetin Lutzen të Gjermanisë erdhi në jetë filozofi i famshëm, Friedrich Nietzsche.

15 tetor 1917 – U pushkatua kërcimtarja holandeze, Mata Hari (Margaretha Geertruida), e cila ishte arrestuar nga francezët dhe kishte pohuar se i pati dhënë disa informacione shërbimit sekret gjerman.

15 tetor 1927 – Mustafa Kemal Ataturku filloi ligjëratën e tij 6-ditore në Kongresin 2. të Zakonshëm të Partisë Popullore Republikane (CHP). Ky fjalim u përmblodh në librin e titulluar “Ligjërata” (Nutuk).

15 tetor 1928 – Aerostati më i madh në botë, “Graf Zeppelin”, i cili qe nisur nga Gjermania, mbërriti në Nju-Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimi në fjalë zgjati 111 orë.

15 tetor 1964 – Lideri i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov, u shkarkua nga posti teksa ishte me pushime. Ai u zëvendësua nga Leonid Brezhnevi.

15 tetor 1993 – Çmimi Nobel i Paqes iu dha Presidentit të Afrikës së Jugut, De Klerk dhe liderit të Kongresit Kombëtar Afrikan, Nelson Mandela.

15 tetor 2003 – Si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura në Azerbajxhan, Ilham Aliyevi u bë president i vendit duke pasuar babanë e tij, Heydar Aliyev.

15 tetor 2013 – Një tërmet 7,2 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e 144 njerëzve në Filipine.

15 tetor 2017 – Kryeqyteti Mogadisho i Somalisë u bë skenë e një prej sulmeve më të përgjakshme me bombë në botë, ku 276 veta mbetën të vrarë dhe 275 të tjerë u plagosën.
 
  • 1888 – Thomas Edison patentoi i fonografin optik(filmin e parë)
  • 1912 – Serbia dhe Greqia i shpallën luftë Perandorisë Osmane, duke filluar seriozisht Luftën e Parë Ballkanike.
  • 1917 – Bombardimi i parë i Gjermanisë nga britanikët gjatë LDB.
  • 1931 – Al Capone dënohet për shkak të manipulimit me taksat e të hyrave.
  • 1933 – Albert Einstein largohet nga Gjermania naziste dhe vendoset në ShBA.
  • 1937 – Huey, Dewey dhe Louie, tre nipat gati të ngjashëm të Donald Duck paraqiten për herë të parë në strip komik në gazetë.(figura 2)
  • 1941 – Për herë të parë në LDB nëndetësja gjermane sulmon anijen amerikane.
  • 1968 – Tommie Smith dhe John Carlos bënë përshëndetjen me grushtin e fuqisë së zezakëve në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1968.
  • 1973 – OPEC fillon embargon e vajit të motorëve nga një numri të shteteve perendimore duke konsideruar ndihmimin e Izraelit në luftë kundër Sirisë.
  • 1979 – Nënë Tereza fiton Çmimin Nobel.
  • 1970 – Douglas Engelbart fiton patentën për miun e parë kompjuterik.
  • 1973 – Studentët athinas protestojnë ndaj qeverise diktatoriale greke.
  • 2000 – Alberto Fujimori largohet nga zyrat si president i Perusë.
  • 2003 – Arnold Schwarzenegger inaugurohet Guverner i Kalifornisë.
  • 2006 – Emërtimi zyrtar i elementit të 111 kimik Roentgenium (Rg).
  • 2006 – Popullsia e Shteteve të Bashkuara arrin shifrën 300 milion.
 
1520 – Gjatë udhëtimit me anije rreth Botës, eksploruesi Ferdinand Magelani zbulon një vend-kalim në jug të Amerikës, – sot Ngushtica e Magelanit – kanali ujor më i rëndësishëm natyror midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor. Ngushtica e Magelanit është konsideruar edhe si rrugë e vështirë lundrimi për shkak të erërave të paparashikueshme dhe rrymave të forta që krijohen në ‘të.
1943 – Brigada e parë sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu sulmon një grupim forcash të Ballit Kombëtar në zonën e Lushnjes. Pas luftimesh të ashpra, 68 ballistë kapen rob; Mehmet Shehu u kërkoi të bashkohëshin me brigadën e tij; 67 prej tyre thanë jo dhe Shehu dha urdhër që të pushkatohen; ndonjë që i mbijetoi plumbit u vra me thika.
1959 – Presidenti Dwight D. Eisenhower nënshkruan një urdhër ekzekutiv për transferimin e Wernher von Braunit dhe shkencëtarëve të tjerë gjermanë nga Pentagoni në NASA për të punuar për programin e hapësirës. Wernher von Braun (1922 – 1977) – një nga figurat kryesore në zhvillimin e teknologjisë së raketave në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara – është cilësuar si “Ati i shkencës së raketave”. SHBA e ka nderuar von Braunin me Medaljen Kombëtare të Shkencës.
Më 21 tetor 1879, shpikësi Thomas Edison filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese. Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jersey-it. Çelsi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti. Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.” Në bazë të kësaj llambe, Edisoni filloi të punonte për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili pas disa kohësh do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në qytetin e New Yorkut.
2011 – Në Shqipëri zhvillohet për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare. Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë – me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”. Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri.

 
Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 tetor, shkruan Kosova Post.

22 tetor 1962 – Shpërtheu “Kriza e Raketave Kubane”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy, deklaroi zyrtarisht se në Kubë ka raketa sovjetike dhe i njoftoi botës vendimet e tij për sanksione ndaj këtij vendi të udhëhequr nga Fidel Castro. Marina amerikane vendosi bllokadë detare ndaj Kubës, ndërsa bota u përball për herë të parë me rrezikun e luftës bërthamore.

22 tetor 1983 – Gjermania Federale dhe Franca u bënë skenë e demonstratave të njëkohshme kundër armëve bërthamore. Në këto protesta morën pjesë 1 milion e 500 mijë veta. Protestuesit kërkonin eliminimin e armëve bërthamore dhe mbylljen e centraleve të energjisë atomike.

1858 – Themelohet qyteti Denver, Kolorado – fillimisht vend-banim minatorësh gjatë periudhës së “etheve të arit” – kur William Larimer nguli piketat në tokë në vendin ku kishte zgjedhur për t’u vendosur. Duke shpresuar të siguronte favore nga governatori i territorit të Kansasit, James Denver, Larimer e quajti vendbanimin e ri Denver, pa e ditur se guvernatori sapo ishte larguar nga posti. Megjithatë, emri mbeti. Sot Denver ka rreth 600-mijë banorë, ndërsa me gjithë rrethinat (zona metropolitane) mbi 2.5 milionë njerëz. Denver shtrihet 1 mijë e 600 metra mbi nivelin e detit.

1906 – Delegatët në Konferenën Radiotelegrafike të Berlinit në Gjermani votojnë për të përdorur SOS, për sinjal të ri ndërkombëtar. Përdorimi ndërkombëtar i sinjalit “SOS” u ratifikua në vitin 1908 . Kuptimi i saj ? Shumë besojnë se është akronim në anglisht për “Save our Ship” ose ” Save Our Souls”. Në fakt nuk është akronim, por thjesht sinjal në kodin Morse të transmetimin, S = 3 pika: O = 3 vija (… — … )

1908 – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit, vendimi me i rëndësishëm i të cilit ishte miratimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe – prandaj shpesh quhet edhe Kongresi i Alfabetit. Por ky kongres, kishte në plan edhe çështje të tjera të arsimit. Historianët përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhvillua në një nga dhomat e ndërtesës ku mbahej kongres.

1943 – Presidenti Franklin Roosevelt , kryeministri britanik Winston Churchill dhe udhëheqësi kinez Chiang Kai -shek takohen në Kajro për të diskutuar masat për të mposhtur Japoninë.

1963 – Presidenti Xhon F. Kennedy u vra, ndërsa parakalonte në një autokolonë në Dallas, Teksas. Vrasësi i dyshuar , Lee Harvey Oswald , u vra dy ditë më vonë në burgun e qytetit Dallas nga Jack Ruby, pronar i një klubi argëtimi. Kennedy, 46 vjeç, u bë presidenti i katërt amerikan i vrarë dhe i teti që ka vdekur në zyrë. Vrasja shkaktoi reagime në mbarë botën; ajo ndodhi në kulmin e Luftës së Ftohtë,duke ngritur pyetjet nëse ishte pjesë e një sulmi ndaj SHBA-së.

1869 – Në Dumbarton, Skoci, aeroplani Sark është nisur si një nga aeroplanët e fundit të ndërtuar ndonjëherë, dhe e vetmja që ka mbijetuar deri më sot.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Pas pushtimit italian, trupat greke kundërsulmuan italianet për të pushtuar Shqipërinë dhe Korçën.

1943 – Lebanoni u pavarësua nga Franca.

1963 – U vra presidenti amerikan John F. Kennedy dhe guvernatori i Teksasit John Connally u lëndua rënd nga një vrasës i njohur si Lee Harvey Oswald.

1975 – Juan Carlos u shpall Mbreti i Spanjës pas vdekjes së mbretit Francisco Franco.

1986 – Mike Tyson nokauton Trevor Berbick në rundin e dytë dhe bëhet kampioni më i ri botërorë në kategorinëe rëndë me 20 vite e 4 muaj.

Margaret_Thatcherv

1990 – Margaret Thatcher rizgjedhet Kryeministre e Britanisë së Madhe.

1995 – Toy Story paraqiti filmin e parë me metrazh të gjatë të krijuar komplet përmes animimeve kompjuterike.

Angela_Merkel_-_Juli_2010

2005 – Angela Merkel u bë gruaja e parë kancelare(kryeministre) e Gjermanisë.

2009 – Më 22 Nëntor u festua krijimi i Alfabetit Shqiptarë

2011 – Përurohet në Rexhin busti i Sali Nivicës, patriot, publicist, Nderi i Kombit, dhe Shuko Dalipit.

2012 – Armëpushimi fillon në mes të Hamasit në (Rripin e Gazës) dhe Izraelit pas tetë ditëve të dhunës dhe 150 vdekje.
 
23 Tetori është dita e 296 e kalendarit gregorian (dita e 297 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 70 ditë.

425 – Valentiniani III zgjidhet Perandor Romak në moshën 6 vjeçare.
1821 – Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) – Si gjuhëtar, poet dhe mbledhës e botues i folklorit shqiptar, Kamarda eci në udhën e hapur nga dijetari i madh arbëresh para tij, Jeronim De Rada. Kamarda kishte njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhësisë indo-evropiane dhe doli me idenë se shqipja lidhej me greqishten e vjetër, duke iu kundërvënë tezës së vërtetuar nga Franz Bopp se shqipja ishte degë e veçantë në familjen Indoevropiane. Vepra kryesore e Kamadrës, Provë e Gramatikës Krahasuese mbi Shqipen, vlersohet si i pari punim shkencor në fushën e studimit krahasues historik të shqipes. Kamarda njihet edhe për kontributin në përhapjen e alfabetit të përgjithshem shqip në vitin 1869. Ai vdiq ne Livorno të Italisë me 1882.

1871 – Lindi Atë Gjergj Fishta. “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. – Zef Valentini. At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetëmërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913 ) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (19161917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. I mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojëmëgojë.

1874 – Lind në në Janjevë afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 – 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.

1892 – Vdiq Abdyl Frashëri, 53 vjeç, një prej ideologëve te parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si nismëtar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit (1878) – konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie (përfshirjen e trojeve shqiptare në një vilajet të vetem) – pas shtypjes së Lidhjes (1881), dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.

1911 – Përdorimi i parë i avionëve në luftë: Një piloti italian niset nga Libia për të vëzhguar vijat e frontit të ushtrisë turke gjatë Luftës turko- italiane.

1915 – Në New York City, 25,000-33,000 gra marshuan në Fifth Avenue për të fituar të drejtën e votës.

Më 23 tetor 1946 delegatët e Kombeve të Bashkuara u thirrën të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme në qytetin e Nju Jorkut. Sesioni u mbajt në një fushë patinazhi të transformuar në sallë mbledhjesh. Tipari mbizotërues i sallës ishte një hartë e botës pa kufi, 18 metra e gjatë dhe 10 metra e gjërë. Në hapje të sesionit nuk u tha ndonjë lutje, për shkak të besimeve të ndryshme fetare të delegatëve. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Paul-Henri Spaak, kryetar i Asamblesë, hapi takimin me fjalët :“Ose ne do të kemi sukses, ose bota do të përfshihet përsëri nga trazirat, kaosi dhe më së fundi nga lufta.” Presidenti amerikan, Harry Truman, u tha delegatëve se pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në organizatë simbolizonte fundin e izolacionizmit amerikan.

23 tetor 1997,ne nje dite te ftohte por me shume diell dhe krisma armesh,lindi @Melooo
 
1017: Dita e Revolucionit Rus.

315px-international_morse_code-svg


Më 24 tetor 1861, një telegrafist në San Francisco, i dërgonte një mesazh telegrafik presidentit Abraham Linkoln në Uashington DC, nga një gjykatës shtetëror në Kaliforni. Disa çaste më vonë kryetari i bashkisë së San Franciscos, i dërgonte një mesazh kryetarit të bashkisë së qytetit të Nju Jorkut. Të dy shprehnin ide të ngjashme: “Urime nga Bregu i Paqësorit dhe a nuk është ky mjet i ri komunikimi i mrekullueshëm?” Mesazhet në alfabetin Mors kalonin nëpërmjet telave thuajse me shpejtësinë e dritës. Aftësia për të dërguar mesazhe të tilla nga një breg i Shteteve të Bashkuara në tjetrin, ishte rezultat i Ligjit për Telegrafin e Paqësorit, miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më 16 qershor 1860. Ligji autorizonte ndërtimin e një linje telegrafike nga Missouri, terminali lindor, në San Francisco, terminali perëndimor.

George Washington Bridge at dusk over Hudson River.


1931: Ura “George Washington Bridge” hapet për trafik publik

un_general_assembly_hall


1945: U themeluan Kombet e Bashkuara.

rosa-parks-wisdom


2005: Vdiq Rosa Parks, luftëtare për të drejtat e amerikanëve të racës me ngjyrë
 
31 tetor 1517 – Reforma protestante: Teologu gjerman, Martin Luther, postoi 95 tezat e tij në derën e kishës në Wittenberg Përmes tyre, Lutheri protestonte shpërdorimet e Kishës, veçanërisht shitjen e indulgjencave (letra për faljen e mëkateve). Këto teza nxitën reformimin e Kishës në Gjermani dhe shpalljen e protestantizmit.

31 tetor 1831 – Filloi publikimi i gazetës “Takvim-i Vekayi” (Kalendari i Fakteve), e para në gjuhën turke brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Meqenëse aty shpalleshin kryesisht njoftimet zyrtare, gazeta “Takvim-i Vekayi” njihet edhe si Fletorja Zyrtare e Shtetit Osman.

31 tetor 1956 – Presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Nasser, shtetëzoi kanalin e Suezit dhe e mbylli atë për trafikun detar të anijeve. Kjo ngjarje shkaktoi krizë ndërmjet Kajros dhe Londrës e Parisit. Për të mundësuar rihapjen e kanalit të Suezit, Britania dhe Franca nisën bombardimet në Egjipt.

31 tetor 1984– Indira Gandhi, gruaja e parë dhe e vetme që ka mbajtur postin e kryeministrit në Indi, u vra nga dy truprojat e saj sike.
Pas atentatit, hindutë sulmuan civilët sikë dhe në këto ngjarje të dhunshme humbën jetën 2.000 sikë.
 
Ngjarje

Lindje

Vdekje

Festa dhe përvjetore
 
361 – Perandori romak Konstandini II, djali i dytë i Konstandinit të madh, vdes nga ethet ndërsa kthehej nga një fushatë kundër fiseve gale. Ai u pagëzua i krishterë në shtratin e vdekjes dhe caktoi kushëririn e tij, Julian, si pasardhësin e ligjshëm.
 
4 Nëntor

4 Nëntori është dita e 308-të e kalendarit gregorian (dita e 309-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 57 ditë.




Ngjarje


Lindje


Vdekje


Festa dhe përvjetore

  • 1307 - Konfederata zvicerane shpalli pavarësinë nga Austria .
 
5 nëntori është dita e 309-të e kalendarit gregorian (dita e 310-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 56 ditë.

Ngjarje

Lindje

Vdekje

 
6 Nëntor


6 nëntori është dita e 310-të e kalendarit gregorian (dita e 311-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 55 ditë.

Ngjarje
Lindje
Vdekje
 
7 Nëntor

7 nëntori është dita e 311-të e kalendarit gregorian (dita e 312-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 54 ditë.


Ngjarje


Lindje


Vdekje


Festa dhe përvjetore

  • 1917 - Revolucioni Socialist në Rusi
 
8 Nëntor

8 nëntori është dita e 312-të e kalendarit gregorian (dita e 313-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 53 ditë.

Ngjarje


Lindje


Vdekje


2020 - Koço Devole - ikone e humorit shqiptar.
 
Last edited by a moderator:
9 Nëntor


9 nëntori është dita e 313-të e kalendarit gregorian (dita e 314-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 52 ditë.

Ngjarje

Muri i Berlinit - 1986


Lindje



Vdekje

 
10 Nëntor


10 Nëntori është dita e 314-të e kalendarit gregorian (dita e 315-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 51 ditë.


Ngjarje

Lindje


Vdekje

 
Back
Lartë