Ajo që deri para pak ditësh mund të konsiderohej thjesht si një zhurmë merkatoje, po transformohet pak nga pak në një përpjekje të vërtetë, edhe pse fundi nuk i dihet.
Agnelli dhe Marotta po punojnë për të sjellë në Torino superyllin portugez. Kalimi do të ishte i çmendur, sikurse edhe shifrat që përmenden momentalisht.
Juve duket e gatshme t’u ofrojë madrilenëve 100 milionë për shërbimet e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa këtij të fundit i garanton një pagë prej 120 milionë eurosh për 4 vite kontratë.
Shifra mund të konsiderohet e ekzagjeruar, por ëndrra e Juventusit mbetet si përherë fitimi i Champions League, e kush më mirë sesa CR7 mund të ndihmojë në kauzën e bardhezinjve?
Gjërat janë ende në pritje të konkretizimeve, por pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori dhe pas sinjaleve të Ronaldos për largim nga Madridi pas fitimit të Championsit, duket se do të ketë zhvillime.
The post Juventusi, 120 milionë euro për 4 vite Cristiano Ronaldos appeared first on Lajmi i Fundit.