• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Jose Mourinho refuzoi rikthimin e Cristiano Ronaldo tek United

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
ronaldo-mourinho-568x350.jpg
Cristiano Ronaldo ka qenë pranë transferimit te skuadra e Manchester United këtë verë, pasi kishte vendosur të largohej nga Real Madrid, por ka qenë trajneri Jose Mourinho ai që ka vendosur që kjo lëvizje të mos realizohej (më pas portugezi shkoi te Juventusi).

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës Mourinho u ka thënë drejtuesve se ishte kundër transferimit të CR7 në “Old Trafford”.

Sipas trajnerit portugez, nuk ka kuptim që United të paguajë 90 milionë stërlina dhe një rrogë prej 500 mijë stërlinash në javë për një lojtar 33-vjeçar, ndërkohë që për të përparësi kishte mbrojtja. Asokohe Mourinho kërkonte një mbrojtës dhe kërkonte që ata parà t’i shpenzonte për të sjellë në ekip Toby Alderweireld, Harry Maguire apo Diego Godin, por në fund asnjëri prej tyre nuk erdhi.

Trajneri pat takuar shefin e merkatos Ed Woodward, duke i thënë se nuk ka nevojë për sulmuesin portugez. Një vendim disi surprizë ku i Mourinho, që në fakt shpenzoi 75 milionë stërlina për të marrë Fred , duke lënë pas dere një kampion si CR7, fitues 5 herë i Topit të Artë. Kohët e fundit është tronditur së shumë qëndrimi i Moirunho te skuadra e United, sidomos pas dy humbjeve radhazi, gjë që me Ronaldon në ekip mund ta evitonte.

The post Jose Mourinho refuzoi rikthimin e Cristiano Ronaldo tek United appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë