Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës Mourinho u ka thënë drejtuesve se ishte kundër transferimit të CR7 në “Old Trafford”.
Sipas trajnerit portugez, nuk ka kuptim që United të paguajë 90 milionë stërlina dhe një rrogë prej 500 mijë stërlinash në javë për një lojtar 33-vjeçar, ndërkohë që për të përparësi kishte mbrojtja. Asokohe Mourinho kërkonte një mbrojtës dhe kërkonte që ata parà t’i shpenzonte për të sjellë në ekip Toby Alderweireld, Harry Maguire apo Diego Godin, por në fund asnjëri prej tyre nuk erdhi.
Trajneri pat takuar shefin e merkatos Ed Woodward, duke i thënë se nuk ka nevojë për sulmuesin portugez. Një vendim disi surprizë ku i Mourinho, që në fakt shpenzoi 75 milionë stërlina për të marrë Fred , duke lënë pas dere një kampion si CR7, fitues 5 herë i Topit të Artë. Kohët e fundit është tronditur së shumë qëndrimi i Moirunho te skuadra e United, sidomos pas dy humbjeve radhazi, gjë që me Ronaldon në ekip mund ta evitonte.
The post Jose Mourinho refuzoi rikthimin e Cristiano Ronaldo tek United appeared first on Lajmi i Fundit.