• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Joe Biden arrin në Bruksel për t’i dërguar një mesazh të qartë Putinit

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1648110653243.png

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Bruksel nga ku do t’i dërgojë porosi presidentit rus Vladimir Putin, në kohën kur Rusia ka hyrë në muajin e parë të fillimit të pushtimit të Ukrainës, ku aleanca Perëndimore sipas Bidenit është më e fuqishme se kurrë më parë – madje që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Është zbuluar axhenda e udhëtimit të Biden në kryeqytetin belg: dita e tij do të fillojë në mëngjes me samitin emergjent të NATO-s i përcjell nga një takim tjetër i i G7-ës, ku do t’i bashkohen përfaqësuesit e vendeve të BE në ndërtesën e Këshillit të Evropës, transmeton Telegrafi.

Këto tri institucione tejet të rëndësishme do të bashkohen për të diskutuar për situatën brenda Ukrainës, ku avancimi i ushtrisë ruse ka ngecur e vdekjet e civilëve sa vijnë e po rriten.

Rrethimi i Mariupolit është dënuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa zyrtarë të Shteteve të Bashkuara e kanë përshkruar si “ferr dhe të tmerrshme”.

Biden ka paralajmëruar se Putin mund të përdorë armët biologjike dhe kimike për të përshpejtuar fushatën ushtarake – një skenar që do të hapte një kapitull të paparashikuar gjatë këtyre 30 ditëve luftime.

BE-ja tashmë po punon në një set të ri sanksionesh, nëse këto armë që janë të ndaluara për përdorim sipas ligjeve ndërkombëtare, vërtetohet se janë përdorur.

Vizita e Bidenit është paraparë të fuqizojë kundërpërgjigjen amerikane ndaj Rusisë, ku sipas këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ushtria ukrainase po i shkakton dëme të mëdha Rusisë dhe njëherit po forcon aleancën me Perëndimin.

“Jemi të përgatitur dhe përkushtuar për këtë për aq kohë sa do të ketë nevojë”, tha Sullivan gjatë një konference për media.


Shtëpia e Bardhë ka prezantuar së fundmi ndalesat sa i përket derivateve fosile ruse, sektori më fitimprurës i Kremlinit.

Ndërkaq në fillim të javës, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme sa i përket ndalimi të produkteve të naftës pasi që pati mosmarrëveshje mes vendeve anëtare.

Pra, mbetet të shihet nëse Biden do të sjellë temën e ndjeshme që ndau vendet anëtare sa i përket shumë ndalesave. Sapo që Biden të futet në Këshillin e Evropës, do të bëhet presidenti i parë amerikane të merr pjesë fizikisht në samitin e BE-së.

Ndërkaq liderët e G7-ës, ai i Kanadasë, Justin Trudeau, britanik Boris Johnson dhe ai japonez Fumio Kishida – nuk kanë pranë ndonjë ftesë që t’ju bashkohen – pavarësisht se kanë udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e G7-ës. /Telegrafi/
 
Back
Lartë