• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Jetë e re për babë e bir, simbole të mizorive në Siri

...

Kontributor
LV
0
 

Jetë e re për babë e bir, simbole të mizorive në Siri​


D3e2e909 98bd 43c5 985f Fcbf9d54e5a2 1 696x392

lg.php


Munzir dhe Mustafa, babë e bir sirianë, pa gjymtyrë për shkak të luftës dhe protagonistë të fotos së titulluar ”Hardship of Life” (”Vështirësitë e jetës”), që ka bërë xhiron e botës duke u shndërruar në një imazh simbolik të dramës siriane, do të mbërrijnë nesër në mbrëmje në Itali për të nisur një jetë të re në Siena, pas trajtimit në qendrën e protezave ”Vigorso” të Budrios, në afërsi të qytetit të Bolonjës.

Njoftimi e bëri të ditur organizatorët e konkursit ”Siena International Photo Awards”, që ka shpërblyer si fitues fotografinë e Mehmet Aslan.

Vetë organizatorët nisën një mbledhje fondesh për të ndihmuar babanë dhe djalin, viktima të pafajshme të konfliktit në Siri.

Organizatorët, përmes mbledhjes së fondeve, që përfshin edhe një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar amputime, kanë arritur të mbledhin mbi 100 mijë euro.

“Nesër do të mbërrijnë në Itali nga Turqia, Munziri dhe Mustafa. Ata do të shkojnë të jetojnë në një shtëpi të ‘Caritas’ në Sienë vënë në dispozicion nga kryedioqeza dhe do të mund të kurohen vetë në qendrën e protezave në Vigorso di Budrio”, shpjegoi themeluesi dhe drejtor artistik i çmimit fotografik, Luca Venturi.

”Kjo foto është kthyer në një mbështetje të vërtetë për familjen falë mbledhjes së fondeve, që u janë bashkuar shumë njerëz. Kjo nismë ishte zgjedhja e duhur sepse realizoi këtë mrekulli”, shtoi ai.



"Balkanweb"
 
Back
Lartë