• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Japonia: Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut kërcënim për sigurinë kibernetike

...

Kontributor
LV
0
 

Japonia: Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut kërcënim për sigurinë kibernetike​


Thumbs B C C0985a662affcf91a7549ee941301d6c 696x392



Qeveria e Japonisë ka miratuar një draft të strategjisë për sigurinë kibernetike, por duke i konsideruar Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si kërcënime kibernetike.

Shefi i sekretarit të kabinetit, Katsunobu Kato vlerësoi draftin gjithëpërfshirës të Qendrës Kombëtare për Strategjinë e Sigurisë Kibernetike (NISC).

Duke i kërkuar NISC të bashkëpunojë me administratat vendore në këtë fushë, Kato bëri thirrje për zbatimin e qëndrueshëm të masave për të fituar besimin e publikut.

Kato tha se ata morën parasysh mundësitë e sulmeve kibernetike në Lojërat Olimpike të Tokios.

Sipas agjencisë Kyodo, strategjia e miratuar theksoi se për herë të parë, qeveria japoneze i konsideron fqinjët e saj Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si “kërcënime të sulmeve kibernetike”.
Sipas kësaj strategjie, Japonia do të rrisë bashkëpunimin e saj në fushën e sigurisë kibernetike me SHBA-në, Indinë dhe Australinë.

Plani i ri i strategjisë, i cili pritet të zëvendësojë planin ekzistues, të miratuar në korrik 2018, pritet të hyjë në fuqi pas miratimit nga qeveria.


"Balkanweb"
 
e gjithe shtrirja e rrjeteve kabllore dhe jo kabllore shtrihet ne ate pjese te globit, sigurisht nese do kete nje lufte kibernetike aty do jete zanafilla ....
 
Back
Lartë