• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Japonezët dhe izraelitët drejt prodhimit të oksigjenit në Hënë

...

Kontributor
LV
0
 

Japonezët dhe izraelitët drejt prodhimit të oksigjenit në Hënë​


Hena

lg.php


Kompanitë japoneze dhe izraelite do të bashkëpunojnë në një projekt eksperimental që synon prodhimin e oksigjenit në Hënë.

Vende të ndryshme vazhdojnë kërkimin e tyre për teknologji të mundshme për realizimin e misioneve afatgjata në Hënë.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo, kompanitë ”Ispace” nga Japonia dhe ”Helios” nga Izraeli do të bashkëpunojnë në projektin që synon të prodhojë oksigjen në Hënë.

Sipas kësaj, kompanitë do të përpiqen të prodhojnë oksigjen duke shkrirë tokën e marrë nga sipërfaqja e Hënës në temperaturë të lartë dhe duke e elektrolizuar atë.
lg.php

Duke folur për projektin, shefi ekzekutiv i ”Ispace”, Takeshi Hakamada tha se “projekti do të nxisë më shumë kompani për të hyrë në këtë treg”.

Drejtori i përgjithshëm i ”Helios”, Jonathan Geifman tha se prodhimi i oksigjenit nga sipërfaqja e Hënës është jetike për aktivitetet e ardhshme hënore.

Brenda fushës së projektit, kompania izraelite synon të marrë 250 kilogramë oksigjen nga një ton tokë hënore.

Ndërsa ”Ispace” do të furnizojë pajisje teknike në dy periudha të ndryshme në periudhën 2023-2025.

"Balkanweb
 
Last edited:
Per me prodhu oksigjen ne Hane, duhet me shku atje, tashti pyetja e madhe qe shtrohet a ka shku naj here robi ne Hane, kto jane pyetje qe shpesh here kane pergjigje konspirative, ama fakti ngelet sipas Nasa qe njeri vetem nje here ka shku ne hane, edhe pse kane kalue ma shume se 50 vjet kur thone kta qe njeriu i pare shkel ne hane dhe tekonologjia rrit, ne kurre ma skemi shkel ne hane ...

- tashti te na thojne hana asht satelit?

- hana asht objekt i sjell nga alienet dhe i vendos ne menyre perfekte midis diellit e tokes aq sa e mbulon unazen e tij (diellit) ne menyre perfekte (ekslipsi) ne menyre qe toka te kete jete?

- hana ka banoret e vet te quajtur Igigi

etj
 
Back
Lartë