• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Janë 6 lloje dashurie, ju cilën po përjetoni...!!!!

...

Kontributor
LV
0
 

Janë 6 lloje dashurie, ju cilen po përjetoni​


0915042b6576e2d84261509d2048fbc5.jpg



Sipas ‘Triangle of Sternberg’, teorisë trekëndore, ekzistojnë 6 tipe dashurish. Kjo teori e përshkruan dashurinë si këndet e trekëndëshit. Secili kulm i tij ka një përbërës.

Intimiteti: Lidhet me afërsinë dhe lidhjen fizike në një marrëdhënie

Pasioni: Lidhet me dëshirat seksuale

Përfshirja: Përpjektet e çiftit për të bërë kompromise, por pa lënë pas dore dëshirat individuale

Bashkimi i dy prej këtyre përbërësve ose prania e të treve përbëjnë 6 llojet e dashurisë.

Mund të gjesh tënden:

1. Afeksioni

Ndodh kur prezent është vetëm pasioni, sepse nuk ka pasur kohë për një ndjenjë më të thellë.

2. Dashuri boshe

Kur është prezent vetëm elementi i tretë: përfshirja. Zakonisht janë ata që qëndrojnë bashkë për shkak të inercisë.

3. Dashuria romantike

Kur ekziston dëshira dhe intimiteti atëherë dashuria është romantike.

4. Dashuri miqësore

Ka përbërës intimitetin dhe përkushtimin, por jo pasionin. Është një lloj miqësie më e fortë se zakonisht dhe e qëndrueshme, por nuk ka dëshirë seksuale në mes. Janë çifte jetëgjatë, që vazhdojnë të jenë bashkë edhe pse pasioni ka mbaruar.

5. Dashuri fatkeqe

Kur ka pasion dhe përfshirje. Këto lloj marrëdhëniesh nuk zgjatin në kohë.

6. Dashuria e konsumuar

Ky është lloji më i plotësuar i dashurisë, sepse i përfshin të tre përbërësit dhe janë në ekuilibër të plotë me njëri-tjetrin. E vështirë për t`u arritur, por jo e pamundur. Emërtimi “e konsumuar” mund të duket sikur është dashuri “e skaduar”, por në fakt quhet e tillë pasi i ka arritur të tre nivelet.
 
Back
Lartë