Me ka ndodhur dhe mua nje ngjarje e tille.
E adhuroja menyren e sjelljes qe kishin ndaj nj-tj, plot fjale te embla akoma edhe kur kishin "debate".
Kishin plot 13 vjet qe bashkjetonin dhe po planifikonin te martoheshin, me ne fund.
E ndjeja veten te bekuar qe i kisha ne jeten time.
U martuan me ne fund, dasma ishte madheshtore dhe normal te ftuarit ishin te shumte. Kush nuk do donte shoqeri me nje djal te tille, ishte djal flori ne te gjitha aspektet qe mund te mendosh. Vajza te bente ta adhuroje, te mbeshteste ne cdo problem si nje shoqe e vertet.
Si perfundim... u ndane per arsyet e tyre.
Normal qe te trondit kur shikon qe nje marredhenie si kjo te perfundoje keshtu.
Ishte hera e pare ne jeten time qe kuptova se asgje ne kete bote nuk eshte e sigurt, thjesht vazhdo te besh ate qe duhet te besh, por mundohu te japesh 100% ne cdo marredhenie, qoft erotike, familjare, shoqerore, marredhenie pune etj etj. Akoma edhe nese nje dite mund te perfundoje papritur.