• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Ja sa qartë dhe bukur shprehet”, Rama citon një tjetër aktore pro ndërtimit të Teatrit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot aktoren Ema Andrea për të përcjellë mesazhin se Teatri Kombëtar duhet të shembet për të ndërtuar një godinë të re.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama shkruan se një ndër emrat më të spikatur të skenës, Ema Andrea, shprehet qartë dhe bukur në mbështetje të teatrit të ri.

Prej disa ditësh, kryeministri Rama citon artistë të ndryshëm, të cilët janë pro vendimit të qeverisë për të shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe për të ndërtuar një godinë të re.

Mesazhi i Ramës:

Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

EMA ANDREA:

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?


rama-7-244x300.jpg


j.l./ dita
 
Back
Lartë