• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ishte vjedhur nga nazistët, pas 78 vitesh mund të jetë gjetur “mbretëresha” e violinave

...

Kontributor
LV
0
 

Ishte vjedhur nga nazistët, pas 78 vitesh mund të jetë gjetur “mbretëresha” e violinave​

Nga
American Eye


https://pinterest.com/pin/create/bu...mund+të+jetë+gjetur+“mbretëresha”+e+violinave

Kur flitet për instrumente muzikore të kushtueshme, padyshim që ato të ndërtuar me talent të paarritshëm nga Antonio Stradivari në fundin e shekullit të 17-të dhe fillimet e atij të 18-të, janë më të njohurit.

Fama e tyre, kryesisht të violinave, nuk vjen vetëm nga tingulli ekselent që nuk ka pësuar rënie ndër shekuj, por edhe për vlerën e madhe që ato kanë, nga momenti që nga rreth 1 mijë të tillë, pak më shumë se gjysma është ende funksionale, ose dihet ku ndodhet.

Nga këto, vetëm 26 mbajnë emër të dyfishtë, zakonisht nga personalitetet që e kanë patur në pronësi, ose muzikantët e shquar që kanë performuar me të. Vlera e tyre, padyshim, është edhe më e madhe, duke menduar se rekordi i shitjes në ankand për një instrument të tillë ka arritur 16 milionë dollarët.

Një nga këto violina të rralla, Stradivari Lauterbach, që merr emrin nga virtuozi gjerman i shekulli të 19-të, Johann Christoph Lauterbach, i cili ka qenë pronari i saj, u zhduk në Poloninë e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, dhe deri pak muaj më parë mendohej se i ishte shtuar listës së objekteve të humbura përgjithmonë.

Por pak muaj më parë, një anonim ka kontaktuar në Paris me një agjenci të specializuar në objekte të rralla të humbura gjatë asaj lufte, duke pretenduar se ishin pikërisht përballë Lauterbach-ut origjinal, të ndërtuar në vitin 1791.

Agjencia e drejtuar nga avokati Corinne Hershkovitch filloi nga ia moment një kërkim që duket si skenari i një filmi, dhe që të kthen në kohën kur sundimi nazist mbi Europën dukej i papërmbajtshëm.

Pronari i fundit i njohur i “Lauterbcach” ka qenë industrialisti polak Henryk Grohman, në 1901, por kur vdiq në vitin 1939, pak para shpërthimit të luftës, objekti i çmuar nuk përmendet në testament. Këtu historia dyzohet me legjendën.

Disa dëshmi thonë që violina nuk i kaloi trashëgimtarëve sepse vullneti i Grohman ishte ai që ta ekspozonte në muzeun e Varshavës, duke i dhënë një herë në vit një muzikanti të ri të talentuar mundësinë që t’i binte instrumentit.

Pushtimi nazist ndryshoi gjithçka, dhe drejtuesit e muzeut arritën të fshinin disa nga këto instrumente të çmuara në një hapësire të ndërtuar në dyshemenë e një kishe të qytetit polak.

Por nga aty, Stradivari Lauterbach u zhduk. Disa thonë se pas luftës një instrument tepër i ngjashëm u gjet nga forcat amerikane në banesën e oficerit nazist Theodor Blank, por aty kishin humbur gjurmët.

Instrumenti i gjetur në Paris mund të shpjegojë shumë nga misteret e këtyre dekadave, ose ndoshta t’i lejë përgjithmonë në dritëhijen e historisë.

Por gjetja ka natyrisht edhe një aspekt monetar. Personi anonim që ka aktualisht në pronësi instrumentin e çmuar, është i interesuar për një shitje në ankand, që nëse verifikohet autenticiteti mund ta çojë atë të thyej çdo rekord, dhe nga ana tjetër pasardhësit e pronarit të fundit, familja Grohman, mund të jenë të interesuar gjithashtu për ta rikthyer violinën në Poloni.

Si paradoks, vetë ligjet polake mund t’i pengojnë ata. Për shkak të sasisë të objekteve të cilëve i kërkohet rikthimi pronarëve, në 2021 ekzekutivi i Varshavës ka kaluar një ligj që cakton në 30 vjet limitin për të kërkuar objekte të tilla, afat ky që ka kaluar.

violinaaa-1024x576.jpg
violina3-1024x483.jpg
violina2-1024x683.jpg
violina-1024x698.jpg


https://www.facebook.com/sharer.php...-mund-te-jete-gjetur-mbreteresha-e-violinave/
 
Back
Lartë