• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ish-bashkëshortja kërkon kompensim “të majmë” për fyerjet, Maradona sërish në telash

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
maradona-1-401x261.jpg
Diego Armando Maradona është denoncuar nga ish- bashkëshortja e tij, Claudia Villafane, e cila kërkon kompensim prej 1.5 milionë dollarë.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe ka denigruar si grua” tha Fernando Burlando, avokati i ish bashkëshortes së Maradonës.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, është shprehur ish-bashkëshortja e tij shkruan e përditshmja, La Nacion.

Çifti u nda në 1998, dhe raportet u përkeqësuan kur Maradona pa në foto ish bashkëshorten e tij me të dashurin dhe nipin e vogël, Benjamin Aguero, djalin e Gianinna Maradona dhe të futbollistit Sergio Agüero.

Prej atëherë nisi një luftë pa fund në Argjentinë dhe në SHBA. Maradona ka akuzuar Villafane se ka përvetësuar një pjesë të pronës së saj.

The post Ish-bashkëshortja kërkon kompensim “të majmë” për fyerjet, Maradona sërish në telash appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë