• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

iPhone do raportojë automatikisht vendndodhjen e përdoruesve

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
iphonexx-569x350.jpg
Kompania Apple ka njoftuar se pajisjet e saj në versionin iOS 12 automatikisht do të ndajnë vendndodhjen e përdoruesve që bëjnë thirrje për një numër emergjence 911 për Amerikën e Veriut.

Qëllimi i opsionit të ri është reduktimi i kohës së përgjigjes pas thirrjes së një qytetari.

Apple thotë se 80 për qind e thirrjeve në 911 vijnë nga telefonat mobil, por infrastruktura e vjetruar e bën të vështirë gjetjen e shpejtë të personit që ka bërë thirrjen.

Ky ndryshim me iOS 12 është i bazuar në HELO (Hybridized Emergency Location) të Apple, i nisur në 2015, i cili do të integrohet në softuerin ekzistues të shumë qendrave 911 me ndihmën e kompanisë teknologjike RapidSOS.

Apple thekson se të dhënat e përdoruesit nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

The post iPhone do raportojë automatikisht vendndodhjen e përdoruesve appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë