Inter janë të vendosur që të transferojnë një lojtar për fazën ofensive, dhe aktualisht janë të koncentruar tek emrat si Romelu Lukaku e Edin Dzeko.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, Inter tashmë kanë nisur bisedimet me Eintracht Frankfurt për yllin kroat, Ante Rebic, transmeton lajmi.net.
Skuadra gjermane e vlerëson kroatin me 40 milionë euro, shifër që mund të hap telashe për marrëveshjen.
Reprezentuesi kroat mbush 26 vite muajin e ardhshëm. Ai ka kontratë valide me Frankfurt deri në vitin 2022.
Lojtari që dikur luante me Fiorentinan ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar gjashtë asistime me Frankfurt sezonin e kaluar. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg