Ardhja e trajnerit Antonio Conte në krye të stolit ‘Zi kaltër’ ka shuar gjasat e Icardi për një rikthim në skuadrën e Inter, pas problemeve që lojtari hapi edicionin e kaluar.
Kërkesa kryesore e Conte ishte një lojtar për fazën ofensive, dhe dëshira e tij u plotësua me transferimin e Romelu Lukaku.
Por, për të shuar gjitha dilemat, pas transferimit, Inter bëri edhe një lëvizje për t’i dhënë goditjen përfundimtare ish kapitenit të skuadrës.
Skuadra e Inter i ka dhënë numrin 9 yllit më të ri në skuadër, Romelu Lukaku, përcjell lajmi.net.
Këtë numër e mbante pikërisht Icardi, që tashmë duket se nuk ka vend në skuadrën e Conte. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg