• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, PE miraton 2 raporte, i kërkon BE-së të nisë bisedimet

...

Kontributor
LV
0
 

Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, PE miraton 2 raporte, i kërkon BE-së të nisë bisedimet​



Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, PE miraton 2 raporte, i kërkon BE-së të nisë bisedimet

Parlamenti Europian i ka i bërë kërkesë Këshillit që të hapë negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në dy raportet e miratuara, ku i kërkohet BE-së që të nisë bisedimet, vlerësohet progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Parlamenti i kërkon Këshillit të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit duke vënë në dukje kontekstin gjeostrategjik të marrëdhënieve me Rusinë dhe agresionin kundër Ukrainës.

“Edhe pse të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme, Këshilli nuk ka hapur ende negociatat e anëtarësimit me ta”, thonë eurodeputetët. Eurodeputetët inkurajojnë gjithashtu Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre veçmas në mënyrë që të mos ndikojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Shqipëria, një partner strategjik i besueshëm dhe i përkushtuar
Eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE. Ata i kërkojnë Shqipërisë të ketë prioritet drejtësinë që të funksionojë në mënyrën e duhur, të forcojë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë.

Gjithashtu thekson se në Shqipëri duhet të fuqizohet lufta civile, të vijojë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë lirinë e medias dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë komunitetin LGBTQI.

Raportuesja e PE për Shqipërinë Isabel Santos tha: “Shqipëria mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar. Ajo vazhdon të ecë përpara me reformat themelore të BE-së, po përmbush dhe ruan kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e drejtë që Këshilli më në fund të pranojë të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë.”

Raporti u miratua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime.

albanews
 
Back
Lartë