• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Injoranca né shoqeri

Elaa

!
ANETAR ✓
LV
0
 
SABA LAMA

Vlen të kujtojmë shprehjen që përdor populli: “Injoranca është burimi i të gjitha të këqijave”. Natyrisht, praktika gjithnjë e ka vërtetuar këtë thënie në ç’do kohë, pra edhe në ditët e sotme.
Që të dalë sa më mirë kuptimi i problematikës që diktojmë, e shoh të arsyeshme për lexuesin që fillimisht të jap shpjegimin e termit injorancë. Termi injorancë vjen nga gjuha latine in-gnarus, që do të thotë njeri që nuk di apo që i mungojnë njohuritë e mjaftueshme në një fushë apo në disa fusha të caktuara dhe, si rrjedhojë e kësaj mungese dhe e këtij formimi, i percepton problemet jetësore në mënyrë naive dhe jashtë realitetit. Pa dyshim, dukuritë injorante të njeriut që i reflekton burojnë nga padijenia e tij. Kjo ndodh te njerëzit e paformuar dhe të paarsimuar, pa nivel dhe kulturë, e si rrjedhojë e mungesës së këtij niveli dhe e kësaj kulture, ka edhe nga ata që nuk njohin normat dhe sjelljet më elementare në shoqëri. Sigurisht, këta elementë, sipas formimit, kulturës dhe arsimimit që kanë, janë të niveleve të ndryshme e duke qenë të tillë, bëhen problem për shoqërinë në shumë aspekte. E keqja është se disa nuk e kuptojnë, ose disa nuk duan ta dinë se i mungon niveli dhe kultura. Ajo që dua të nënvizoj në kuadrin e problematikës që diktojmë është se në masën e elementëve injorantë që përjeton shoqëria shqiptare për momentin, është se reflektimin e injorancës sipas niveleve po krijon shumë probleme lidhur me zhvillimet që presim.
Dikush edhe mund të thotë se elementët injorantë janë prezentë kurdoherë në shoqëri, pasi e gjithë shoqëria nuk mund të jetë me të njëjtin nivel. Natyrisht, kjo është e pranueshme dhe e pamohueshme, por mendoj se e keqja e reflektimit të kësaj dukurie te ne ka të veçantat e saj.
Së pari, prania e tyre është në përmasa të ndjeshme.
Së dyti, të tillë elementë po shfaqen edhe në poste e pozicione drejtuese. Madje disa prej tyre, duke përfituar nga situata e përjetuar, me rrugë abuzive janë bërë edhe pronarë. Pra janë pasuruar pa e merituar dhe me rrugë të padrejta. Natyrisht, kjo dukuri me dimensionin që ka marrë, mendoj se është rrjedhojë e prurjeve të kohës dhe e zhvillimeve jonormale që ndodhin në vendin tonë gjatë tranzicionit të përjetuar.
Po cilat janë të këqijat që po na sjell prania e kësaj mase elementësh injorantë? Po t’i ndjekim me vëmendje zhvillimet e kohës dhe dukuritë kriminale që përjetojmë, mendoj se disa prej këtyre dukurive janë rrjedhojë edhe nga prania e këtyre elementëve. Jo të pakta janë rastet që aktorë të kryerjes së dukurive kriminale apo të akteve të tjera të shëmtuara dhe jashtë normave njerëzore kanë qenë elementë nga masa e injorancës së përjetuar. Gjithashtu, prezenca e këtyre elementëve në jetën e përditshme reflekton në:
a. Fjalorin banal që përdorin gjatë komunikimit, të folurit me zë të lartë në rrugë e mjedise sociale, në lëvizjen e makinave që kanë në përdorim duke shkelur normat dhe rregullat e qarkullimit, që pa dyshim tërheqin vëmendjen e njerëzve e të tjera dukuri të papranueshme.
b. Konflikte shqetësuese në raportet me të tjerët, deri në akte të rënda kriminale, si rrjedhojë e mungesës së formimit dhe nivelit kulturor, e ndjenjës së madhështisë dhe e superioritetit ndaj të tjerëve. Të gjithë jemi dëshmitarë edhe për këtë realitet nisur nga zhvillimet e ndodhura.
c. Të shkelurit e ligjeve, normave dhe rregullave shoqërore. Praktika gjithnjë po tregon se janë pikërisht këta elementë më të prirët dhe më të predispozuarit në këtë drejtim.
Prania e elementëve injorantë edhe në poste drejtuese për arsye të rrethanave të ndryshme dhe zhvillimeve të kohës, po prezanton nga ata mënyra drejtimi me gjuhën e dhunës, arrogancës dhe prepotencës, duke shfrytëzuar pozicionin dhe pushtetin që kanë, dhe jo me gjuhën e profesionalizmit dhe të arsyes. Pa dyshim, prania e tyre me të tilla praktika po pengon ndjeshëm edhe mbarëvajtjen e punës aty ku punojnë dhe drejtojnë.
Së fundi dua të nënvizoj se prania e elementëve injorantë me pasojat që po na sjellin në jetën e përditshme, duhet parë si një shqetësim dhe problem serioz për të gjithë shoqërinë tonë, për ta kufizuar dhe parandaluar prezencën e tyre, aq më tepër se ata për nga numri po shtohen nga dita në ditë.
*Specialist në zyrën arsimore, Krujë
 
Sipas meje injoranca nuk ka te bej me njerezit qe sdijn,por me njerezit qe mendojne se i dijn te gjitha.
Kur ne te vertete 1 qenie njerezore nuk mund te dij gjithshka,pasi truri tij kaq ka mundesi te thithe.
Por,ja qe rrethohemi nga njerez te tille.
 
Back
Lartë