• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Indiferenca !!!

Inna^

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Çfarë është indiferenca? Etimologjikisht, fjala ka kuptimin “pa dallim”. Një gjendje e çuditshme dhe e panatyrshme në të cilën mjegullohen kufinjtë ndërmjet dritës dhe errësirës, muzgut dhe agimit, krimit dhe ndëshkimit, mizorisë dhe dhembshurisë, të mirës dhe të keqes.
- Cilat janë rrjedhat dhe pasojat e saj të pashmangshme?
-A është filozofi ajo?
-A mund të përfytyrohet një filozofi e indiferencës?
  • A ka njeri ta përfytyrojë indiferencën si virtyt?
  • A është e nevojshme kohë pas kohë që të vihet në jetë thjesht për të ruajtur mirëqenien, jetuar normalisht, shijuar një vakt të mirë dhe një gotë verë, ndërsa bota rreth nesh përjeton tronditje pikëlluese?

Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese – më shumë se kaq, joshëse. Është shumë më e lehtë të mos ua hedhësh sytë viktimave. Është shumë më e lehtë të shmangës ndërprerje kaq vrazhda të punëve, ëndrrave dhe shpresave tona. Është, mbi të gjitha, e sikletshme, sfilitëse të përfshihesh në dhimbjen dhe dëshpërimin e një tjetri. Për më tepër, për indiferentin, fqinjët e tij nuk kanë rëndësi. Prandaj, jetët e tyre nuk kanë kuptim. Ankthi i tyre i fshehtë apo i dukshëm nuk i intereson. Indiferenca e thjeshton Tjetrin në abstraksion.

Indiferenca, mbi të gjitha, është më e rrezikshme se zemërimi !

Mund të bësh diçka të veçantë për hir të njerëzimit, sepse mund të jesh i zemëruar me padrejtësinë që sheh. Por indiferenca nuk është kurrë krijimtare. Edhe urrejtja ndodh të nxjerrë një përgjigje ndonjëherë. E lufton. E denoncon. E çarmatos.

Indiferenca nuk nxjerr asnjë fjalë.
Indiferenca nuk është përgjigje.
Indiferenca nuk është fillim; është fund. E, prandaj, indiferenca është gjithmonë mik me armikun, sepse ajo i bën dobi agresorit – kurrë viktimës së tij, dhimbja e të cilit shumëfishohet kur ai ndjehet i harruar. Të mos i përgjigjesh klithmës, të mos ua lehtësosh dhimbjen duke u ofruar një shkëndijë shprese të burgosurit politik në qelinë e tij, fëmijëve të uritur, refugjatëve të pastrehë, do të thotë t’i dëboash nga kujtesa njerëzore. E duke mohuar humanitetin e tyre, ne tradhëtojmë humanitetin tonë.

Indiferenca, pra, nuk është thjesht mëkat. Është ndëshkim.


@Tag indiferentët ?

-Mendimi juaj reth indiferencës ??
 
Indiferenca si mekanizëm mbrojtës, nuk do thoja se i përmban ato veti negative të lartë përmendura. Në fakt, i detyrohesh vetes në raste kur p.sh. një zemërim i yti mbi një rast apo person konkret, mposhtet nga mirësia që ke brenda. Në raste tjera, është veti që askush nuk duhet ta posedojë.
 
Un per vete mendoj se indiferenca te un esht inati qe dua ta coj ne vend,edhe pse aq sa ja ndjej lezetin kur arij ta mbaj deri ne fund aq dhe me shkatron,e per me gjersisht indiferenc totale esht per njeres qe sme interesojn fare☺?
 
Back
Lartë