• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

India ‘aksidentalisht’ lëshon raketën drejt Pakistanit, për incidentin ‘i vjen shumë keq’

...

Kontributor
LV
0
 

India ‘aksidentalisht’ lëshon raketën drejt Pakistanit, për incidentin ‘i vjen shumë keq’​



Untitled-1.png



Ushtria e Indise ka pranuar se aksidentalisht ka lëshuar një raketë drejt Pakistanit.

Ministria e mbrojtjes së New Delhi tha se ndjente “keqardhje të thellë” për incidentin dhe fajësonte një “avari teknike” për të cilën po kryhet një hetim i nivelit të lartë.

Ndjesa zyrtare erdhi pasi forcat e armatosura të Pakistanit akuzuan Indinë se kishte vënë në rrezik jetët e njerëzve me “shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore”.

Një paralajmërim u lëshua për Indinë ku thuhet se “duhet të bëhet kujdes nga pasojat e neglizhencave të tilla dhe të merren masa për evitimin e shkeljeve në të ardhmen”.
Dy vendet fqinje janë fuqi bërthamore dhe kanë luftuar tre herë kundër njëri-tjetrit në konflikte kufitare.

Objekti që “fluturonte në lartësi të madhe” u rrëzua në qytetin lindor pakistanez të Mian Channu pas lëshimit nga qyteti verior indian Sirsa, në Haryana.

Raketa fluturonte në lartësinë 12 000 metra, me tre herë shpejtësinë e zërit duke përshkuar rreth 100 km brenda hapësirës ajrore të Pakistanit.

Pas zhvillimit dramatik ministria e jashtme e Pakistanit thirri të dërguarin me punë në Islamabad për të bërë protestën mbi incidentin.

Zëdhënësi ushtarak pakistanez gjeneral Babar Iftikhar tha në një konferencë për shtyp: “Rruga e fluturimit të objektit rrezikoi fluturimet e avionëve kombëtarë e ndërkombëtarë në hapësirën ajrore të Indisë e Pakistanit ashtu si dhe pronat dhe jetën njerëzore në tokë”.
Ndërsa deklarata e ministrisë indiane të mbrojtjes tha: “Më 9 mars 2022, gjatë punimeve rutinë të mirëmbajtjes, një keqfunksionim teknik çoi në lëshimin aksidental të një rakete”.
“Mësohet se raketa ra në një zonë të Pakistanit.

“Incidenti është një ngjarje shumë për të ardhur keq dhe ndjemë lehtësim që nuk kishte dëme apo hubje jete”.




ra.png



Ushtria e Indise ka pranuar se aksidentalisht ka lëshuar një raketë drejt Pakistanit.







Top Channel
 
Aksidentalisht lool
 
Back
Lartë