• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Incidenti në Divjakë, procedohen penalisht dy kandidatë të PD dhe 18 simpatizantë. Policia: Edhe pas thirrjeve për t’u larguar, bllokuan rrugën

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Divjake

lg.php

LUSHNJË​

Procedohen penalisht dy kandidatë të PD në qarkun e Fierit si dhe 18 simpatizantë. Enkelejd Alibeaj dhe Saimir Korreshi bashkë me 18 simpatizantët janë proceduar penalisht nga policia pas përplasjeve të ndodhur ditën e djeshme në Divjakë.

Sipas policisë, edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, këta persona bllokuan rrugën.
NJOFTIMI I PLOTË
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, filloi procedimi penal për shtetasit:


E. A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh.
Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, në Sallën Operative ka telefonuar një qytetare e cila thotë se në fshatin Shën e Premte, Divjakë, përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh.

Pas telefonatës, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe konstatuan se përreth banesës së shtetases K. G. ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë.
Për këta shtetas u mor masa administrative për shkelje të aktit normativ dhe iu kërkua që të shkonin në banesat e tyre.
Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizantë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, bllokuan rrugën.
lg.php

Në vijim të veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe me Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas për veprat penale “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./BallkanWeb
 
Ca te ikme do e shofesh ne fund ;)

E ka korruptuar edhe sistemin e votimit:

Te gjith flasin kshtu por kur te vje fundi te gjith do ja japin voten ky eshte si puna e HASHIM Thaçi't tone ne kosove!
Ktu te gjithe jane vl vlla ja une nuk votoj fare nuk ia vlen per asnje
 
Ca te ikme do e shofesh ne fund ;)

E ka korruptuar edhe sistemin e votimit:

Te gjith flasin kshtu por kur te vje fundi te gjith do ja japin voten ky eshte si puna e HASHIM Thaçi't tone ne kosove!
po por Hashimi e di ku mbaroi, pas grillave ?
..do i vije dita edhe Rames ?
 
Kandidatet e PD jane "derdhur" neper qendra votimi per t'u bere presion votuesve! LULIN nuk e votoi as gruaja e tij(per shkak se nuk ka shtetesi Shqiptare) sepse nuk ka "besim" se ai do behet Kryeminister!???
 
Rama e ka kap Metropolin e Europes: Hashim Thaçi e pat ne dore vetem Zaevin edhe Ramen hahaha
eshte mashtrues, kurse populli budalla..
hajt se e sheh, do bije ne dy gjunjet.. ky duhet zhduk, por populli i ka fajet ktu qe i jep voten
 
Back
Lartë