
Pallotta thotë se mënyra e vetme që Roma do ta falë Barcelonën për Malcom është nëse ata u japin Lionel Messin.
Malcom dukej se ishte shumë pranë Romës derisa Barcelona hyri për ta nënshkruar me të vetëm disa orë para mbërritjes te klubi i romës.
Nga ana e Romës drejtori sportiv Monchi ka konfirmuar tashmë se Roma do të marrë veprime ligjore ndaj Barcelonës.
Ndërsa presidenti i Romës ka një tjetër kërkesë.
Ai kërkon Messin në mënyrë që të falë Barcelonën.
“Barcelona ndërhyri në një mënyrë joetike,” i tha Presidenti i klubit “SiriusXM.”
“Kemi marrë masa ligjore, dhe klubi i Bordeaux do të thirret për të dëshmuar. Dje Barcelona na kërkoi falje, por nuk e pranova” ka deklaruar Pallotta
“E vetmja mënyrë për t’i pranuar faljet është nëse ata vendosin të na japin Messin.” ka përfunduar James Pallotta.
The post Inatoset” presidenti i Romës: Barça duhet të na japë Messin me patjetër appeared first on Lajmi i Fundit.